Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Zbuluan sekretet e qytetit të izoluar nga koronavirusi, zhduken dy gazetarët (FOTO)

Në kohën kur bilanci i koronavirusit të ri u rëndua sërish, e këtë radhë në mesin e vdekjeve renditen dhe ato të 6 mjekëve, nga Wuhani mbërrin lajmi i zhdukjes së dy gazetarëve të cilët po përpiqeshin, siç thoshin, të tregonin të vërtetën mbi atë që po ndodhte në qytetin e kthyer në epiqendrën e shpërthimit epidemik.

Fang Bin dhe Chen Qiushi ishin të vendosur të percillnin çdo gjë që zbulonin për krizën, ndaj hidhnin online video, publikonin foto e shpërndanin histori nga qyteti i shndërruar në një karantinë gjigande e i izoluar nga pjesa tjetër e vendit. Por të dy ata janë zhdukur pa lënë gjurmë, dhe në kanalet e tyre online nuk përcillet më asgjë.

Videot e tij të para për virusin, Fang Bin i kishte postuar në 25 janar në Youtube, i cili është i  ndaluar në Kinë, por i aksesueshëm përmes kanalave private virtuale VPN. OBSH sakaq pretendon se rastet me koronavirus nuk po rriten në mënyrë dramatike jashtë Kinës. Përjashtimi i vetëm është në një anije të ankoruar në Japoni, ku numri i të infektuarve është rritur në 218, nga 174 sa ishte. Organizata Botërore e Shëndetësisë shprehet gjithashtu se nuk ka pasur ndonjë ndryshim të madh as në ashpërsinë e koronavirusit.

Shifrat e fundit flasin për 121 viktima të reja në Kinë, që e çojnë në 1,380 numrin total të të vdekurve. Jashtë Kinës ka pasur dy viktima dhe 447 raste të prekura në 24 vende. Koronavirusi, i cili u shfaq për herë të parë në fund të vitit të kaluar në Wuhan shkakton infeksion të rëndë akut të frymëmarrjes dhe simptomat zakonisht fillojnë me ethe dhe kollë të thatë.

[gallery ids="985551,985545,985550,985547,985546,985548,985549"]

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore