“Vendi është në kolaps total”/ Basha flet pas takimit me Komisionin e Venecias

Opozita është takuar sot me delegacionin e Komisionit të Venecias, që ndodhet në Tiranë për të mbledhur fakte lidhur me procedurën e emërimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Takimi ka nisur në orën 8:15 me kreun e PD, Lulzim Basha, nënkryetarin e LSI, Petrit Vasili, sekretarin e Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi dhe ish deputetin Oerd Bylykbashi.

Pas takimit Basha ka dhënë edhe një deklaratë për mediat.

“Takimi me ekspertët ishte shumë i frytshëm. Shqipëria është në krizë të thellë kushtetuese. Shenjat janë lëvizjet e javëve të fundit që nuk pret as Komisionin e Venecias, por çon për miratim akte të tjera që kapin kushtetutën.

Gjithçka në këtë vend kontrollohet nga një grusht njerëzish. Rruga e daljes është e qartë. Të kthehet legjitimiteti i institucioneve. Kjo është zgjedhja sot para shqiptarëve.

Zgjidhja që ne kërkojmë nuk e kërkojmë për veten tonë. Ne sakrifikuam gjithçka për t’i hapur një zgjidhje për shqiptarët. Opozita bashkë me qytetarët do marrin vendimet për t’u përballur me një grusht njerëzish që kanë marrë peng vendin”, deklaroi Basha.

©Copyright Gazeta SHQIP


Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.