Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Vdekja e nënës dhe dy fëmijëve në Bulqizë, ja çfarë dyshohet se e shkaktoi tragjedinë

Paraditja e sotme u shoqërua me një tragjedi të rëndë në fshatin Gurrë të Bulqizës, ku humbën jetën një nënë dhe dy fëmijët, si dhe mbeti në gjendje të rëndë vajza tjetër, ende nuk dihet saktësisht shkaku i vdekjes.

Fillimisht u raportua se viktimat u asfiksuan dhe ndërruan jetë si pasojë e rrjedhjes së gazit nga bombola, saktësisht e ndjera Rajmonda Tola 45 vjeç, 22-vjeçarja Rudina dhe Fatjoni, djalin 15 vjeç.

Një version i dytë, i mundshëm i ndarjes nga jeta të tre familjarëve, i cili po merret nën shqyrtim është helmimi nga ushqimi. Burime për Top Channel bëjnë me dijeni se janë marrë mostrat e ushqimit për të bërë analizat përkatëse.

Do jetë ekspertiza ajo që do të zbulojë shkakun e vërtetë.

[gallery ids="985461,985462,985460"]

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore