Varrimi i pazakontë/ Vdekja e dy aktorëve binjakë, kurora me Jack Daniels e Rolex (Foto)

Komuniteti rom në Britaninë e Madhe, në Shqipëri njihet nga seriali i jashtëzakonshëm Peaky Blinders, gangsterëve të Birmingamit, por edhe nga një reality show në televizionet britanike të titulluar dasma Big Fat Gypsy.

Dy personazhet kryesore Billy dhe Joe Smith, u gjetën të vdekur në një rrugë dhe funerali i tyre u bë në Sevenoaks në Kent.

Ceremonia ishte e jashtëzakonshme me kurora me lule duke përfshirë një shishe Jack Daniels dhe një orë Rolex, sigurisht të preferuarat e dy vëllezërve romë. Billy dhe Joe, të cilët u shfaqën në Dasma Big Fat Gypsy në 2014, u gjetën të vdekur pas një vetëvrasje të dyfishtë.

Ceremonia pushtoi rrugët kryesore të qytetit për ekstravagancën e saj. Dy arkivolet janë transportuar me karroca të bardha me kuaj.

©Copyright Gazeta SHQIP


Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.