Tragjedi në Bulqizë, vdes nëna dhe dy fëmijët pas rrjedhjes së gazit

Një nënë dhe dy fëmijët e saj kanë humbur jetën tragjikisht në Bulqizë si pasojë e rrjedhjes së gazit nga bombola.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Gur, në familjen e Ylber Tolës. Në Ostren, Bulqizë është marrë informacion se në banesë janë gjetur pa shenja jete shtetasja R.T, rreth 40 vjeçe dhe dy fëmijët e saj (vajza dhe djali), që dyshohet se janë helmuar nga bombola gazit.

Në gjendje të rëndë shëndetësore është dhe një pjesëtar tjetër i familjes ku po transportohet për në spital. Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

©Copyright Gazeta SHQIP


Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.