Tërmeti/ Bllokoi çeljen e negociatave, por Holanda dhuron milionat për Shqipërinë

Holanda ka vendosur t’i dhurojë Shqipërisë 3 milionë euro për tragjedinë e 26 nëntorit.

Lajmi bëhet i ditur nga ministri i Jashtëm i Holandës, Stef Blok, i cili përmes një postimi në Twitter, shpreh mbështetjen dhe ndihmën konkrete që Holanda dhuron për rindërtimin pas tërmetit 6, 4 ballë në Shqipëri, që mori 51 jetë njerëzish dhe shkatërroi mijëra ndërtesa.

Vendet e Ulëta janë të përkushtuara fort që të ndihmojnë Shqipërinë në përpjekjet për rindërtim. Në solidaritet me popullin shqiptar Vendet e ulëta do të dhurojnë 3 milionë euro për rindërtimin” shkruan Blok.

Ndërsa në videon e tij ai thotë:

“Qëndrojmë pranë Shqipërisë pas pasojave të tërmetit, do të dhurojë 3 milion € për përpjekjet e rindërtimit. Tërmeti shkatërrues që goditi Shqipërinë vitin e kaluar na tronditi të gjithëve. Kam parë pamje të dëmeve, kryeministri Edi Rama dhe kolegu im Gent Cakaj më kanë treguar histori që të thyenin zemrën për qytetarët shqiptarë që ranë viktimë e kësaj fatkeqësie. Bashkë për Shqipërinë” tha Blok.

Kujtojmë se fatura e dëmeve nga tërmetit sipas qeverisë përllogaritet 980 milionë euro, teksa rindërtimi kërkon rreth 1.08 mld euro.

Ndërkohë të hënën në Bruksel mbahet Konferenca e Donatorëve  që do të drejtohet  nga Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen.

Mbështetja e Holandës duket surprizë, pasi ky shtet, bashkë me Francën ka bllokuar Shqipërinë për çeljen e negociatave, madje ka kërkuar edhe rikthimin e regjimit të vizave, kërkesë e refuzuar nga KE.

©Copyright Gazeta SHQIP


Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.