Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

Shkëlqen Adele, super në formë dhe me album të ri (FOTO)

U bënë disa kohë që flitet shumë për dobësimin e madh të saj, por Adele këtë radhë i mahniti përfundimisht ndjekësit pasi u shfaq në publik me një kostum sportiv të puthitur pas trupit, i cili tregon qartë sesa shumë peshë ka humbur këngëtarja, dhe sa në formë është vërtet tani.

E lajmet e mira prej saj nuk mbarojnë këtu: Adele po përgatit albumin e katërt, i cili sipas ?The Sun? do të publikohet këtë vit. Ishin menaxherët e Adele, Johnathan dhe Lucy Dickins, ata që e konfirmuan lajmin e albumit, duke i çuar kështu në delir adhuruesit e këngëtares me zërin e magjishëm. 7 milionë kopje të albumit të parë të saj u shitën në mbarë botën, e falë tij mori dhe katër nominime për cmime Grammy. Adele coi në shtëpi dy trofe, atë të ?Artistes së re më të mirë? dhe  ?Vokalit më të mirë pop femër? me ?Chasing Pavements?.

Suksesi i saj vazhdon të shënojë rritje, ndërsa së fundi e ka rrëmbyer ndjeshëm vëmendjen edhe për shndërrimin e saj të jashtëzakonshëm fizik.

Që prej ndarjes nga ish bashkëshorti Simon Konecki, Adele nisi dobësimin dhe arriti në formën që e shohim sot falë një diete të fortë ushqimore, hipnoterapisë dhe pilatesit.

[gallery ids="982643,982646,982648,982644,982645,984412,984411,984410,957428,957418,957419,977318,948316,890985,890986,890982,890987,862023,862022,862019"]

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore