Rama takon kryeministrin Trudeau, flasin për thellimin e bashkëpunimit dhe Konferencën e Donatorëve

Kryeministri Edi Rama takoi në Mynih të Gjermanisë homologun e tij kanadez, Justin Trudeau, ku folën mbi rindërtimin dhe Konferencën e Donatorëve që do të zhvillohet më 16 shkurt. Kanadaja ka treguar gatishmërinë për të qenë pjesë e saj.

“Më jep mundësinë që sërish të shpreh ngushëllimet për tërmetin e tmerrshëm që ne folën në NATO. Kanadaja është e angazhuar për të marrë pjesë në Konferencën e Donatorëve në shkurt. Kemi bashkëpunuar shumë në NATO dhe është kënaqësi që të vazhdojmë të shkëmbejmë dhe të kemi një bashkëpunim kaq të mirë me ju. Jam shumë mirënjohës dhe e vlerësoj shumë takimin me ju në çdo rast.”, tha Trudeau në takim.

Kurse Rama i shprehu falënderimet e tij për angazhimin e treguar.

“Ju e dini që keni një ndikim shumë të madh te shumë nga homologët tuaj. Në të njëjtën kohë e dini që jeni kryeministër i shumë shqiptarëve që jetojnë në Kanada. Punojnë shumë dhe kotribuojnë për vendin tuaj e gjithashtu marrin edhe shumë njohuri. Do të doja t’ju shprehja mirënjohjen që treguat ndjeshmëri për ato që ndodhën në Shqipëri”, tha Rama në takimin me kreun e qeverisë kanadeze.

©Copyright Gazeta SHQIP


Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.