Puthje e përkëdhelje në aeroport, miliarderja 38-vjeçare kapet mat me të dashurin biznesmen (FOTO)

Ata ishin në qendër të vëmendjes për shkak të një romance të mundshme. E miliarderja Paris Hilton konfirmoi lidhjen e saj me biznesmenin, Carter Reum, teksa u panë bashkë pak para Shën Valentinit.

38-vjeçarja bionde është kapur mat në aeroportin e Beverly Hills, duke u puthur me partnerin e saj të ri. Carter shihet teksa mban për dore Paris, e në një moment ai vendos njërën dorë te barku i saj.

Dy të dashuruarit janë veshur të dy shumë sportiv dhe shfaqen mjaft të qeshur e të dashuruar me njëri-tjetrin.

©Copyright Gazeta SHQIP


Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.