“Pukjani i zemrës”, ja gjestet e ëmbla të Rudina Dembacajt e Mark Frroku për Shën Valentin (FOTO)

Është Shën Valentini i tyre i parë dhe po e festojnë në mënyrën më të ëmbël të mundshëm. Bëhet fjalë për Rudina Dembacajn dhe Mark Frrokun, të cilët në fillim të këtij viti vendosën që të konfirmonin lidhjen e tyre të dashurisë.

Në ditën e të dashuruarve, aktorja e moderartorja e njohur e uroi partnerin me foton më të bukur, ku shfaqej e mbështetur te shpatullat e tij. “Gëzuar Shën Valentinin“, shkruante ajo, ndërsa fotoja tërhoqi menjëherë vëmendjen e publikut.

Por nga postimet e tjera, duket se as ish-deputeti nuk e kaloi këtë Shën Valentin pa gjeste të veçanta për partneren. Ai i ka dhuruar Dembacajt një trëndafil të kuq si simbol të dashurisë së tij, ndërsa Rudina e ndau foton në “InstaStory”-n e saj.

Gjithashtu, në një tjetër pozë me Frrokun, aktorja i dedikon atij fjalët speciale: “Pukjani i zemrës”.

©Copyright Gazeta SHQIP


Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.