Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Prapaskenat e Ramës/ Aksioni Anti-KÇK në gjendje të emergjencës, shpjegon rritjen e frikshme të krimit

Paketa "Anti KÇK" është sot me padyshim një nga temat më shumë të diskutuara jo vetëm në studio televizive dhe panele, por edhe në tavolinat e tryezat e opinionit të thjeshtë publik.

Qeveria e trumbetoi që në krye të herës si një nevojë emergjente për goditjen e krimit të organizuar, dhe atyre që Rama i konsideroi si banda e KÇK-së, pra gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar.

Edhe pse në disa raste është prekur termi "nevojë emergjente" sërish as kryeministri dhe as përfaqësues të tjerë të qeverisë nuk janë shprehur se situate e krimit në vend është emergjente.

Madje përkundër kësaj ata krenohen me luftën dhe uljen e shkallës së kriminalitetit si kurrë më parë në qeverisjet dhe vitet e kaluara.

Por nga një analizë juridike kuptojmë që mënyra sesi është konceptuar, hartuar  e bazuar ky Akt Normativ të krijon perceptimin se po bëhet as më pak e as më shumë, por për nevojë emergjence.

Këtë konstatim e bazojmë në disa argumente:

Së pari në kushtetutë është përcaktuar shprehimisht  kompetenca e Këshillit të Ministrave për të miratuar e nxjerrë akte normative që kanë fuqinë e ligjit. Konkretisht neni 101 përcakton si më poshtë vijon:

Neni 101 Këshilli i Ministrave, në rast nevoje dhe urgjence, nën përgjegjësinë e tij, mund të nxjerrë akte normative që kanë fuqinë e ligjit, për marrjen e masave të përkohshme. Këto akte normative i dërgohen menjëherë Kuvendit, i cili mblidhet brenda 5 ditëve nëse nuk është i mbledhur. Këto akte humbasin fuqinë që nga fillimi, në qoftë se nuk miratohen nga Kuvendi brenda 45 ditëve

 A është bazuar akti normative për luftën kundër krimit të organizuar në nenin e mësipërm të kushtetuës? Ashiqare duket që po. Kjo sepse është pikërisht neni 2 i aktit normativ që e shpjegon dhe arsyeton bazueshmërinë në nevojën urgjente.

Konkretisht:

Neni 2 shprehet se:

"Qëllimi i këtij akti normativ është ndërhyrja emergjente dhe me karakter të përkohshëm, në kushtet e nevojës së forcimit dhe ashpërsimit të luftës kundër krimit të organizuar?"

Në vetvete Akti normativ, si koncept juridik, u strukturua në vitin 1895 nga juristi i madh gjerman, Otto Mayer, i cili e konsideroi forcën administrative të qeverise në një momenti të caktuar si akt normativ që duhet të dalë nga qeveria, për nevojë dhe urgjencë. Këtë qëndrtim mban edhe e drejta jonë.

Edhe pse pra Kryeministri dhe qeveria në tërësi nuk e pranojnë, të paktën juridikisht akti normative duket qartë që është nxjerrë si një akt në rast urgjence. Arsye tjetër për këtë është edhe fakti që do të jetë i përkohshëm, siç edhe përcakton neni 101 i kushtetutës.

Se kush është gjendja emergjencës së vendit këtë e di më së miri qeveria edhe pse ajo nuk e pranon. Se në çfarë shkalle është rritur kriminaliteti këtë e dimë të gjithë ne tashmë.

Por se kush janë qëllimet e qeverisë me nxjerrjen e këtij akti si rast urgjent dhe sesi e mbi kë do ta përdorë ajo do të na duhet të presim edhe pak kohë nga mbarimi i afatit të aktit.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore