Plas grushti/ Drejtori i Postës së Vlorës bën për spital vartësin, ngjarja mbahet e fshehtë

Një denoncim i rëndë ka mbërritur në redaksinë e Gazetës SHQIP, ku raportohet për një skandal në Postën e Vlorës.

Sipas denoncuesit, drejtori i Postës, Vullnet Bilbilaj është përleshur fizikisht me vartësin e tij, brenda ambienteve të zyrës.

Mësohet se punonjësi ka marrë plagë të lehta dhe është dërguar në spital për mjekim. Ngjarja e rëndë, e cila po mbahet e fshehtë ka shkaktuar panik tek punonjësit, ndërsa gjithçka është filmuar nga kamerat e sigurisë.

Drejtori Vullnet Bilbilaj mundohet t’a fshehë ngjarjen, e cila ka sjellë jo pak panik te punonjësit. Gjithçka është është parë dhe nga qytetarët dhe nga kamerat e sigurisë”, thuhet në denoncim.

Në denoncim thuhet se “Pozicioni si sekretar organizativ i PS Vlorë dhe njeriu më i besuar i kryetarit të PS, Anduel Tahiraj e bllokojnë me të gjitha menyrat publikimin e këtij lajmi”.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.