
Përse platforma “po të dëgjoj” e Lulzim Bashës është e vonuar
Çdo parti politike në çdo vend normal të botës përpiqet që të rrisë e të kapitalizojë sa më shumë mbështetjen popullore.
E këtë nuk e bën me fjalime nga podium i partisë, as me shkrime e statuse në facebook, por me takime direkte e të përditshme me qytetarët e vendit të saj.
Kjo është në fakt e vetmja mënyrë që një parti politike të njihet me problemet e njerëzve, dhe t?u gjendet afër atyre në mënyrë që të nesërmen e afërt kur nga opozita të kalojë në qeveri të jetë mirë e orientuar në atë se çfarë i duhet të bëjë ndryshe në qeverisjen e vendit.
Njëjtë në fakt siç duhet të kishte bërë prej kohësh partia më e madhe opozitare dhe lideri i saj, Lulzim Basha.
Por edhe pse prej shtatë vitesh në opozitë kur ka pasur kohë të mjaftueshme për t?u takuar me qytetarë anembanë vendit, për t?u njohur me problemet e tyre e në fund për të pasur gati një platformë kombëtare duhet thënë që kjo nuk ka ndodhur.
Akoma sot, edhe pse opozita e bashkuar kërkon në mënyrë të vazhdueshme zgjedhje të parakohshme, qytetarët shqiptarë nuk dinë akoma se çfarë do të bëjë opozita e sotme kur të vijë nesër në qeveri.
Pra përtej diskurit dhe artikulimit publik sot akoma nuk qarkullon një platformë e përbashkët e opozitës së bashkuar.
Gjithsesi përtej këtij fakti vetëm para disa ditësh, kreu i opozitës Lulzim Basha ka nisur një fushatë takimi me njerëz dhe mbështetës të opozitës duke e cilësuar si "po të dëgjoj".
Kjo fushatë ka konsistuar në takimin e shumë njerëzve dhe mbështetësve të opozitës, madje duke u shkuar në shtëpia apo edhe duke ndihmuar zonjat e moshuara me bërjen e pazarit të ditës.
E ky është një zhvillim interesant për opozitën, po nga ana tjetër edhe shumë i vonuar. Kjo sepse nëse do ishte zhvilluar kohë më parë dhe do kishte qenë konsitent do të kishte gjetur edhe mbështetjen e njerëzve në tërësi, dhe jo veç të pjesës që militojnë në partitë opozitare.
Por duke bërë fushata takimi me qytetarë pas 7 vitesh dhe pas një sërë vendimarrjesh jo të mbështetura dhe aq nga antarët e partisë dhe jo të konsultuara me ta, atëherë automatikisht ky zhvillim lë hapësira për t?u paragjykuar dhe akoma më tej për t?u mos u marrë dhe aq seriozisht.



"Të këqijat dhe të mirat që na la presidenti Trump"
Historia e plotë >


Ekipi i Bashës në 12 qarqe: Riciklim i “njerëzve hije” të Berishës
Historia e plotë >


Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Moska paralajmëron hakmarrje ndaj Tiranës, historia e dëbimeve të diplom...
Historia e plotë >
Mjerimi i Sali Berishës, nuk ndiqet në media edhe kur flet për krimin e ...
Historia e plotë >
2 mijë lekë gjobë nëse s’ke maskë, Fino kritikon Manastirliun: Jemi të vonuar

Grafiku/ Mësues dhe nxënës të infektuar që nga nisja e fillimit shkollor

Agjencia e re Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore/ Manastirliu tregon sfidën e radhës në shëndetësisë
Biznes



Vendimi i parë i Kushtetueses, kthen mbrapsht kërkesën e një biznesi
Historia e plotë >
