Pamjet shokuese/ 23-vjeçarja dhunohet barbarisht me shishe në klubin e natës (FOTO)

Cheyenne Mottishaw, 23 vjeç, ishte së bashku me miqtë e saj jashtë një klubit nate në Sheffield, ku u përball me sulmin e një burri ende të paidentifikuar që e goditi në fytyrë më një shishe të madhe vere.

Burri në fjalë po nxirrej jashtë nga rojet e sigurisë, ndërsa në përleshje e sipër ai ka qëlluar me shishen e verës mbi 23-vjeçaren duke e lënë pa ndjenja në tokë dhe me fraktura të shumta që iu deshën muaj të rikuperoheshin.

Ajo u desh të hante duke përdorur një shiringë pas operacionit në fytyrë por së fundmi e ka marrë veten dhe ka rrëfyer atë ngjarje të tmerrshme për te.

“E gjitha që mund të kujtoj është se më futën në një taksi dhe pastaj të zgjohesha në spital. Unë isha në dysheme dhe nuk u përgjigja. Shokët e mi më thanë që menduan se unë kisha vdekur. Dhimbja ishte e tmerrshme”.

©Copyright Gazeta SHQIP


Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.