Pa asnjë rrobë veshur, juristja s*ksi “tërbon” fansat për Shën Valentin (FOTO)

Ajo njihet si “juristja seksi” dhe është mjaft e komentuar në mediat online. Është fjala për Redona Koçin, e cila me çdo postim që bën në rrjetet sociale tërheq menjëherë vëmendjen e të gjithëve.

E kështu ka ndodhur edhe ditën e sotme për Shën Valentin. Redona ka ndarë me 149 mijë ndjekësit e saj në “Instagram” një fotografi që ka “djegur” rrjetin.

Koçi shfaqet e gjitha e zhveshur dhe ka mbuluar pjesët intime me një copë të kuqe. Madje edhe sfondin ajo e ka zgjedhur të kuqe, si ngjyra e dashurisë.

Më këtë pozë mjaft të “nxehtë”, Redona ka uruar të gjithë fansat e saj “gëzuar Shën Valentinin”. Fotografia është pëlqyer menjëherë nga fansat, të cilët kanë lënë edhe komente nga më të ndryshmet.

©Copyright Gazeta SHQIP


Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.