Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

OFL “zbarkon” në Elbasan, i dërgon formularin dy të dënuarve në Angli për trafik droge

Dy subjekte të tjera të paketës Anti-KÇK janë deklaruar sot nga OFL. Operacioni Forca e Ligjit iu ka dërguar kërkesë për të deklaruar pasurinë dy personazheve të njohura në Elbasan, të dënuar më parë për trafik narkotikësh në Angli.

Bëhet fjalë për shtetasit me iniciale K.M. dhe E.SH. të dy nga Elbasanit dhe të dy ish-të dënuar.

Në kuadër të Aktit Normativ nr. 1, datë 31.01.2020, OFL u ka dërguar kërkesat për vetëdeklarim të pasurisë, shtetasve:

K.M., me banim në Elbasan, i dënuar në Angli për trafik të lëndëve narkotike;

E.SH, me banim në Elbasan, i dënuar në Angli për trafik të lëndëve narkotike;

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t?u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së, të cilat do t?i dërgohen SPAK-ut, për verime të mëtejshme.

OFL bën me dije se të gjithë personat që iu është dërguar kërkesa me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, i kanë plotësuar formularët dhe i kanë dorëzuar pranë OFL-së, e cila ka vijuar me procedurat, sipas përcaktimit në aktin normativ nr. 1 , të datës 31 janar 2020.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore