Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Meta solidarizohet me ambasadorin Soreca për “videon” me zv/ministren: Hetim, ky është shantazh

Presidenti i Republikës Ilir Meta shpreh solidaritetin për ambasadorin e BE-së Luigi Soreca dhe për një zv/ministre të qeverisë Rama, pas lajmeve të publikuara në disa media, se ekziston një video kompromentuese, që ka për qëllim goditjen e pastërtisë së figurës së zyrtarit evropian. Kreu i Shtetit shqiptar informoi se shumë shpejt do t’i kërkojë institucioneve shtetërore të nisin hetimet në lidhje me këtë çështje.

“Presidenti Meta duke shprehur solidaritetin e Tij të plotë me ambasadorin e BE-së, si edhe me një zv/ministre të qeverisë, e cila mësohet se gjithashtu është përfolur paturpësisht në këtë çështje, bën me dije se shumë shpejt do t’i kërkojë zyrtarisht institucioneve të drejtësisë, Policisë së Shtetit dhe Shërbimit Informativ Shtetëror, të nisin menjëherë hetimet për zbardhjen pa asnjë vonesë të autorëve dhe urdhëruesit të këtij shantazhi të dënueshëm ndaj dy autoriteteve.”, shkroi në Facebook, zëdhënësi i Metës, Tedi Blushi.

Gjithashtu Meta i bën thirrje gazetarëve të distancohen urgjentisht nga çdo skenar i fabrikimit të lajmeve të rreme me qëllim shantazhimin e ambasadorit të BE dhe çdo diplomati tjetër në Tiranë.

“Presidenti Meta do të forcojë edhe më shumë bashkëpunimin e Tij të ngushtë me BE-në, dhe do të kërkojë hetim të përbashkët për situatën tepër të rëndë dhe të patolerueshme në Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë.’, vazhdoi Blushi.

Sipas Metës, vetëm në këtë mënyrë do të garantohet çelja e negociatave për anëtarësim në BE dhe sundimin e ligjit në vend.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore