Mediat serbe: Ja për çfarë do të bisedojnë Vuçiç dhe Kurti nëse takohen në Gjermani

Presidenti Aleksandër Vuçiç mund të takohet për herë të parë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në Konferencën e Sigurisë në Munih të Gjermanisë.

Gazeta serbe Blic.rs, e afërt me Vuçicin, ka publikuar një artikull në të cilin supozohet se çfarë mund të bisedohet në këtë takim.“Heqja e taksës dhe prezantimi i reciprocitetit i propozuar nga Kurti”, kjo do të jenë sipas medias në fjalë dy pikat kryesore të bisedës.

Konferenca e Mynihut përbën herën e parë që Kurti dhe Vuçiç do të ulen bashkë në një panel. Në panelin, që do të mblidhet pasditen e sotme do të marrë pjesë edhe kryeministri shqiptar, Edi Rama, presidenti i Maqedonisë së Veriut, Pendarovski, ai i Malit të Zi Milo Gjukanoviq, shefi i diplomacisë evropiane Josep Borrell.

Në këtë panel nuk është e parashikuar të flasë para publikut edhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ndonëse edhe ai do të jetë në këtë Konferencë dhe do të ketë takime të shumta në Mynih. Ky panel është parashikuar të zhvillohet me dyer të mbyllura.

©Copyright Gazeta SHQIP


Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.