Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Kompleksi 20 milionë eurosh, a duhet OFL-ja dhe SPAK-u të hetojnë dhëndrin e Berishës?

Ndërsa Operacioni Forca e Ligjit vazhdon të operojë e të hetojë nga dita në ditë persona të rinj, një ndër individët që ka ngjallur dyshime të mëdha për një investim me vlerë 20 milionë euro, është Jamarbër Maltezi, dhëndri i ish kryeministrit Sali Berisha. Deri më sot, askush nuk e ka shpjeguar faktin se si dhëndri i Berishës, bëhet ndërtues i një kompleksi pallatesh, i cili kap vlerën 20 milionë euro. Ndoshta SPAK-u dhe OFL-ja mund ta sqarojnë këtë.

Ndërsa OFL-ja bëhet më intensiv, a mos duhet që të nisë hetimet edhe për këtë çështje, e cila ka ngjallur polemika më parë, e gjithashtu të ?skanojë? pasurinë e një personi publik, pjesë e familjes se një prej politikanëve më të rëndësishëm në dekadat e fundit në vend?

OFL-ja , ashtu edhe SPAK-u deri tani po merren me makinat e blinduara, ndërkohë që familjarët e ish kryeministrit Berisha po shfaqen të pasuruar dhe investues në komplekse miliona euroshe.

Gazeta ?Shqip? publikoi ditën e djeshme dokumente, ku paraqitet projekti i një kompleksi pallatesh në kryeqytet.

Malltezi është shtuar si aksioner me 35 % tek kompania ?Homeplane? në dhjetor të vitit 2018, ndërsa këto aksione i ka blerë në 23 janar të vitit 2014. Kjo tregon se nuk e ka regjistruar kontratën në QKB, për të qëndruar i fshehur si ndërtues.

Ai është përfolur shumë për pronat e tjetërsuara te ish Kompleksi Partizani dhe se pas ndërtimit fshihej ai. Por deri më sot, me dokumenta kjo gjë nuk ishte vërtetuar.

Lejen e ndërtimit e ka dhënë Lulzim Basha, në atë kohë kryetar i Bashkisë Tiranë, duke e ekspozuar Malltezin dhe vjehrrin e tij Sali Berishën, në një konflikt të hapur interesi. Prokuroria nisi hetimet, e më pas i pushoi edhe pse kishte dyshime për lejen e ndërtimit.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore