Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Kompleksi 20 milionë euro i Malltezit, Balla: Drejtësia e re duhet që ta hetojë plotësisht

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla deklaroi se drejtësia e re duhet që ta hetojë plotësisht investimin për ndërtimin e kompleksit me vlerë 20 milionë euro, ku Jamarbër Malltezi, dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berishës, është aksioner. Gazeta “Shqip” publikoi dokumentet, ku paraqitet projekti i një kompleksi pallatesh në kryeqytet me Malltezin aksioner me 35 % tek kompania “Homeplane”.

“Me 35 mijë lekë familja e Sali Berishës merr 1/3 e një kompleksi prej 20 milionë Eurosh, shtatë vite pasi qeveria e Sali Berishës i “falte” fushat e futbollit të kompleksit “Partizani” në qendër të Tiranës. Kush mendon se akuzat për korrupsion gjatë kohës në opozitë i kam patur vetëm pjesë të retorikës politike, e ka shumë gabim. E vërteta vonon, por nuk harron! Drejtësia e re duhet ta hetojë plotësisht!”, shkroi ai në profilin e tij në Facebook.

Balla kujtoi se në vitin 2012 qeveria e Sali Berishës privatizonte kompleksin “Partizani” te disa persona të përfaqësuar nga dhëndri i tij.

“E kam denoncuar këtë akt të rëndë korruptiv në atë kohë për shumë ditë me radhë, duke publikuar të gjithë dokumentacionin. Madje mu desh të përballem me salinjtë edhe ne Gjykatë për këtë dosje korruptive. Prej dy ditësh mediat kanë publikuar dokumenta të reja që tashmë konfirmojnë se bashkëshorti i vajzës së Sali Berishës zotëron tashmë 35% të gjithë kompleksit të pallateve të ndërtuar mbi fushat e futbollit.”, shkroi ai.

Balla shtoi se në Qendrën Kombëtare të Biznesit, Jamarbër Malltezi u shtua si aksioner me 35 % tek kompania “Homeplane” në dhjetor të vitit 2018, me kontribut 35 mijë lekë.

“Por sipas dokumentave të publikuara nga media “familjari i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi i ka blerë këto aksione në 23 janar të vitit 2014, pra shumë më herët sesa regjistrimi në Qendrën Kombëtare të Biznesit. Ai nuk e ka regjistruar kontratën në QKB, për të qëndruar i fshehur si ndërtues”... “Kompania “Homeplan” në bashkëpunim me “Kontakt” kanë aplikuar për një leje zhvillimore për ndërtimin e një kompleksi pallatesh, tek zona e ish Kompleksit Partizani, pas Inxhinierisë së Ndërtimit. Leja zhvillimore është zbardhur nga Bashkia e Tiranës në 18 gusht 2013 dhe vetëm pas 6 muajsh pas nisjes së punimeve, Jamarbër Malltezi futet si aksioner i këtij pallati ndërtimi’, ka zbuluar gazeta ‘Shqip’.”

Në këtë video tregohet denoncimi që Balla bëri në lidhje me privatizimin e kompleksit “Partizani”

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore