Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Greqia bën gati ligjin drastik për pensionet, vendimi prek shqiptarët

Athina zyrtare do të prezantojë një projektligj që skualifikon nga pensioni shtetëror personat që nuk kanë qenë rezident në Greqi për 40 vite. Lajmi publikohet nga gazeta 'Kathimerini'.

Projektligji që do të prezantohet nga ministria e punës do të prekë minoritarët grekë nga Shqipëria që paguajnë sigurime shoqërore.

Grekët etnikë zhvilluan edhe një protestë në qendër të Athinës duke kërkuar pensione të barabarta.

Lajmi për amendamentin u publikua pasi këngëtari dhe lideri i grupit muzikor Melisses, Christos Mastoras, që ka lindur në një fshat me minoritarë në jug të Shqipërisë, doli kundër qeverisë.

Ndërkohë që kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis e ka telefonuar këngëtarin të enjten për t?a informuar për ndryshimet në projektligj. Me këtë vendim duket shumë e largët dita që Greqia të njohë vitet e punës për emigrantët shqiptarë që kanë punuar në vendin fqinj.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore