Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Ftesa e shumëpritur, Rei Manaj grumbullohet me ekipin e parë të Barçës

Punët nuk mund të shkonin më mirë për sulmuesin e kombëtares kuqezi Rei Manaj. Futbollisti është grumbulluar me ekipin e parë të Barcelonës për takimin e së nesërmes ndaj Getafe-s në “Camp Nou”, që do të luhet në orën 16:00.

Duket se me angazhimin e tij, shqiptari e ka bindur trajnerin Quique Setien, për të qenë pjesë e ekipit të më të mirëve.

“Ai është një futbollist me karakteristika shumë të qarta. Në një moment të caktuar mund të na japë diçka, ndaj e kemi grumbulluar. Para mundësisë që mund të ndodhë ndonjë gjë, do kemi një alternativë në atë pozicion. Për këtë është përfshirë, si u grumbullua Abel, apo lojtarë të tjerë”, tha tekniku blaugrana për grumbullimin e Manajt.

Pak javë më parë ai firmosi me ekipin e dytë të Barçës, por për shkak edhe të mungesave në sulm, do të ketë mundësinë që të debutojë në një nga stadiumet më të famshme të botës, e të luajë me Leo Messi-n e me yjet e tjerë blaugrana ditën e nesërme.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore