Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kosova

Foli në Mynih kundër BE-së për dialogun, Brukseli i kthen përgjigje Thaçit

Peter Stano, zëdhënës i zyrës së Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borell, deklaroi se puna që po bën i dërguari i posaçëm i Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, është vetëm një prej rrugëve që çon drejt normalizimit të raporteve mes dy vendeve.

Këtë përgjigje, Stano e dha për Gazetën Express kur u pyet se çfarë komenti kishte për deklaratat e bëra nga Hashim Thaçi në Mynih se nëse për dialogun do të mbetet adresë Brukseli, atëherë do të humbasin dhjetëra vite dhe se Kosova do të mbetet e izoluar.

Sipas Thaçit, epilogu i dialogut  Kosovë-Serbi mund të mbërrijë shpejt vetëm nëse shfrytëzohet përkushtimi dhe interesimi aktual i administratës së presidentit Trump. Sipas presidentit kosovar, po t`i lihet kjo çështje në dorë Brukselit, atëherë do të humbasin edhe disa dekada të tjera, edhe ose shtoi se shpresojmë që ky do të jetë një proces i koordinuar mes Washingtonit dhe Bashkimit Europian.

Këtë deklaratë, Thaçi e bëri pas përfundimit të ceremonisë së nënshkrimit të dy Letrave të Mirëkuptimit Prishtinë-Beograd në Mynih me ndërmjetësimin e Grenell. Zëdhënësi i Borellit sqaroi se BE i mbështet të gjitha veprimet që lehtësojnë lëvizjen dhe komunikimin e njerëzve në Serbi dhe Kosovë, por shtoi se lidhet e transportit rrugor, ajror apo hekurudhor mund të rrisin vetëm kontaktet mes njerëzve.

Kjo është fitimprurëse për shembull për një komunikim më të mirë, mirëkuptim, dhe gjithashtu për turizmin dhe biznesin". Ama, sipas tij, do të duhen më shumë hapa të tjerë, më shumë marrëveshje dhe më shumë normalizim.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore