Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Falimenton kompania ajrore “Atlas Global”, ishte partner me “Air Albania”

Kompania turke, Atlas Global ka nënshkruar dokumentet për falimentim, pasi "dështoi të vazhdonte veprimtarinë e saj", ka njoftuar Autoriteti i Aviacionit Civil në Turqi. Kjo kompani i ka ndalur të gjitha fluturimet, thanë drejtues të këtij organizmi, pa dhënë detaje tjera. Edhe vetë Atlas ka preferuar të mos bëjë komente, por mësohet se kompania e njohur turke ishte përballur me vështirësi të mëdha financiare.

Këtë javë, mediat turke raportuan se falimentimi ka ndodhur menjëherë, duke cituar për këtë shpenzimet e mëdha që erdhën si pasojë e bartjes së fluturimeve në Aeroportin e Stambollit. Atlas Global ka realizuar një varg fluturimesh të brendshme dhe ndërkombëtare, duke përfshirë ato në Gjermani, Rusi, Kazakistan dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Sipas faqes së kompanisë, ajo ka pasur 25 avionë për pasagjerë. Atlas Global ka qenë dhe partner i biznesmenit nga Vlora, Sinan Idrizit, pronar i MDN Investiment. Kjo e fundit është bashkësionere e kompanisë shqiptare "Air Albania"; vendimi numër 309 datë 16 maj 2018, i  firmosur nga kryeministri Edi Rama tregon se tre janë aksionerët e "Air Albania", Albcontrol SHa, MDN Investment dhe Turkish Airlines.

Objektivi i biznesmenit vlonjat përveç linjës ?Air Albania? ishte dhe aeroporti i ri, që sipas qeverisë do të nisë të ndërtohet shumë shpejt në Vlorë. Idrizi rezulton të këtë disa biznese në Shqipëri, por edhe në Turqi, e që prej atëherë thuhej se bashkëpunonte me Atlas Global. Idrizi është dhe president i ekipit të futbollit të Flamurtarit.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore