Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Berisha në zi, ish-kryeministri humb kushëririn. Haradinaj merr pjesë në varrim (Foto)

Kushëriri i afërm i Sali Berishës, Sulejman Berisha ka ndërruar jetë dhe ish- kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka qenë pjesë e varrimit.

Haradinaj shkruan se kushëriri i Berishës gjatë luftës së fundit të Kosovës në vitin 1999 vendosi kullën e tij në Tropojë në shërbim të Ushtrisë çlirimtare UÇK.

Kushëri i Berishës u varros në Tiranë dhe Haradinaj thotë se e pati njohur gjatë luftës duke u shprehur se Kosova humbi një prej vëllezërve që iu bë krah çlirimit.

STATUSI I RAMUSH HARADINAJT

Sot në Tiranë për t?i dhënë lamtumirën e fundit Sulejman Berishës, të cilin kam pasur nderin ta njoh për së afërmi, në kohën më të vështirë për Kosovën. Baca Sulejman, kushëri i afërt i ish-kryeministrit Sali Berisha, gjatë luftës së fundit në Kosovë, kullën e tij në Tropojë e kishte vënë në shërbim të plotë të UÇK-së. Me kalimin e tij në amshim, familja humbi të dashurin e tyre kurse Kosova një prej vëllezërve që iu bë krah çlirimit të saj. I përjetshëm qoftë kujtimi për të.

[gallery ids="985588,985587,985589,985590,985591,985592"]

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore