
Ambasada Amerikane paralajmëron Ahmetajn: Mos vidh fondet e tërmetit!
Arben Ahmetaj, një prej ministrave më të akuzuar për korrupsion dhe shpenzime luksi, është takuar sot me ambasadoren e SHBA, Yuri Kim.
Përmes një deklarate, ambasada ka dhënë detaje nga takimi, ku nënvizohet se i ka kërkuar Ahmetajt, transparencë të plotë për fondet e rindërtimit dhe përdorim efikas të tyre.
"Ambasadorja Kim u takua me Ministrin për Rindërtimin Arben Ahmetaj më 13 shkurt. Ata diskutuan rëndësinë e përdorimit me efikasitet të burimeve në ndihmë të atyre që u prekën nga tërmeti tragiik i nëntorit. Ambasadorja nënvizoi përgjegjësinë e qeverisë për të siguruar transparencë dhe llogaridhënie për fondet e përdorura për rindërtim. "- shkruan Ambasada e SHBA.
Deklarata e ambasadorës është e fortë. Nëse do ta përkthenim me një gjuhë të thjeshtë, jo diplomatike, ambasadorja i bën thirrjes ministrit të mos vidhen fondet e tërmetit.
Akuzat për korrupsion, shkarkimi si ministër dhe rikthimi në kabinet
Arben Ahmetaj, i cili mbajti për pesë vite ?çelsat? e buxhetit dhe financave, u shkarkua në fund të vitit 2018. Ish-ministri, i akuzuar nga opozita për një sërë skandalesh, u rikthye më pas si Kryetar i Komisionit të Ekonomisë. Shkeljet më të mëdha të Ahmetajt lidhen me koncesionet miliona euroshe. KLSH e ka ngarkuar me përgjegjësi për miratimin abuziv të koncesioneve Milot-Balldren dhe Orikum Dukat.
Pas tërmetit të 26 nëntorit, ish-ministri ia mbathi nga Shqipëria, për t?u rikthyer menjëherë pas prezantimit të fushatës për mbledhjen e fondeve. Ahmetaj, i njohur për dorën e zgjatur tek Financat, nuhati edhe milionat që po mblidheshin në kuadër të projektit të Rindërtimit pas tërmetit.
Pas lëvizjeve të "nëndheshme", Ahmetaj arriti që të emërohet ministër "për menaxhimin e milionave". Në këtë post, përveç mbështetjes së Ramës, Ahmetaj mori direkt edhe "bekimin" e presidentit, pavarësisht se opozita ishte kundër emrit të tij.
Emërimi i tij në krye të ministrisë së re u komentua gjërësisht si "varje e mëlçive të qengjit në qafë të ujkut".
Ahmetaj, pavarësisht se u shkarkua si Ministër Financash, ai sërish ka kontroll në këtë dikaster. Ahmetaj kontrollon Drejtorinë e Parandalimit të Pastrimit të Parave (DPPP), të cilën e ka si mburoje për paratë e veta, por nga ana tjetër e përdor edhe kundër kompanive private.




Mbështetja për Dvoranin/ A është kjo një goditje e SHBA për Ilir Metën?
Historia e plotë >



Ligji i ri/ Parlamenti kërkon pezullimin e Vettingut në polici
Historia e plotë >
BE përpiqet ta minimizojë skandalin e Lajçak me hartën e Kosovës
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

“Lufta” brenda PS për listën e Tiranës, emrat big që synojnë Parlamentin...
Historia e plotë >
COVID-i bëri kërdinë me 335 të vdekur brenda 25 ditëve, por masat nuk nd...
Historia e plotë >
E shtuna ‘premton’ mot me diell, por të dielën pritet...

Mjekët, thirrje qeverisë: Mbyllni 1 muaj shkollat, lokalet dhe urbanët, mos mendoni për zgjedhjet

Vaksinat anti Covid, Manastirliu: Në 10 ditët e para të marsit vijnë mbi 14 mijë doza nga COVAX
Biznes

Abuzimet me kreditë e institucioneve jo bankare, BSH vendos rregulla të reja
Historia e plotë >
Shtrenjtohet me 25% çmimi i gazit për makinat
Historia e plotë >

