Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Si e ka “mbytur” Lulzim Basha shpirtin opozitar në vend?

Perceptimi i përgjithshëm publik, por në veçanti i mbështetësve të Partisë Demokratike është që me ardhjen e Bashës në krye të partisë kuotat e mbështetjes kanë rënë dhe mjaft demokratë janë zhgënjyer.

Lënia jashtë PD-së e shumë figurave të rëndësishme e me kontribut të hershëm në parti, dalja nga ajo që u cilësua si "çadra e demokracisë", dakordësimi i një marrëveshje me Ramën, dhe mjaft lëvizje të tjera pa u konsultuar me mbështetësit dhe antarësinë e partisë i kanë zhgënjyer jo pak demokratët e hershëm dhe kontributorët e PD-së.

Ndaj edhe të gjendur në këtë situtaë, shumë mbështetës të zjarrtë të PD-së ose janë tërhequr nga angazhimi në parti ose kanë vendosur të qëndrojnë të heshtur për hirë të idealit të tyre.

Ajo që në fakt përtej pakënaqësirave që mund të lindin në një parti politike, ka shqetësuar edhe shumë qytetarë e ekspertë që duan që vendi i tyre të ketë një opozitë të fortë dhe demokraci funksionale, është fakti që në të vërtetë lideri i opozitës së bashkuar ka bërë tërheqje të vazhdueshme nga sfidat e tij.

Fakt ky që e bën atë pak të besueshëm dhe i ul shumë kuotat e besimit të qytetarëve të gjithllojshëm tek fryma opozitare. Pikërisht kjo është ajo që duhet të na shqetësojë, përtej faktit se kush do të jetë nesër në pushtet.

Braktisja e shpeshtë e misioneve politike të Bashës ka sjellë pra një zhgënjim dhe mosbesim mjaft të lartë te opozita. Atëherë kur të gjithë mendonin se kupa ishte mbushur me zullumet e pushtetit dhe se tashmë opozita do të ishte në ballë të luftës, njerëzit të zhgënjyer dhe të mbushur edhe me urrejtje ishin gati t?i shkonin nga pas Bashës.

Ai i thirrte dhe sapo të gjithë bëheshin gati, ai vendoste aty për aty që ta "dezertonte" luftën e të kthehej në shtëpi për të ardhur sërish nesër.

E kemi fjalën pra këtu për protestat para kryeministrisë, ku thuajse në çdo protestë përsëritej e njëjta skemë. Çka bëri që mbështetësit të zhgënjeheshin dhe ta "braktisnin" Lulzim Bashën siç ai kishte bërë më parë me disa prej kauzave të tij.

Betimi e përbetimi me ngulm i Bashës se do ta rrëzonte Ramën, dhe madje për këtë dogji edhe mandatet do të sillnin akoma më shumë mosbesim tek PD-ja sepse asnjëra prej veprimeve që ndërmori lideri i partisë nuk solli kurrfarë rezultati.

E pra duke i kthyer tërheqjet nga vendimet si një mënyrë normale e të bërit politikë, Lulzim Basha mund të themi me bindje se po shndërrohet tashmë në kryedemokratin më pak të mbështetur e më shumë të padëshiruar që kjo parti ka pasur ndonjëherë.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore