Pamje shokuese/ Nëna e 5 fëmijëve duke u zvarritur lakuriq në burg, pak para se të vdiste nga uria

Disa pamje shokuese nga kamerat e sigurisë në burg tregojnë momentet e fundit të nënës së 5 fëmijëve. Në imazhet e bëra publike shihet gruaja në gjendje të mjeruar, pasi prej 4 ditësh ajo po qëndronte në qeli.

Pak ditë para vdekjes, burri i saj kishte telefonuar policinë për ta denoncuar, pasi ajo kishte pësuar një krizë të shëndetit mendor.

Damaris Rodriguez, 43 vjeçe, u gjet e vdekur në qelinë e saj në një burg në Uashington me 3 janar të këtij viti. Kur kanë kaluar më shumë se një muaj nga ngjarja e rëndë, mediat e huaja kanë bërë publike pamjet e tmerrshme.

Familja e 43-vjeçares ka ngritur padi ndaj institucionit të burgut në lidhje me vdekjen e personit të tyre të dashur, duke pretenduar se ajo është arrestuar gabimisht, pasi vuante nga shëndeti mendor dhe kishte nevojë urgjente për ndihmë mjekësore.

©Copyright Gazeta SHQIP


Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.