“Maldini i ri është zbuluar në Verona”, mediat angleze superlativa për Kumbullën (FOTO)

Marash Kumbulla po merr më shumë vëmendja dita ditës. Tani përveç mediave italiane për 20-vjeçarin po shkruajnë edhe mediat angleze.  ‘Paolo Maldini i ri është zbuluar në Verona,’- kështu e nis artikullin e dedikuar Marash Kumbullës ëebsit-i londinez “90 min”, që shkruan me superlativa për futbollistin e kombëtares shqiptare. Në të thuhet se 20-vjeçari është destinuar për të qenë një futbollist i madh në të ardhmen.

‘Kumbulla është i shkëlqyer në leximin e lojës dhe ndërhyrjet te topi para kundërshtarit janë veti që e karakterizojnë. Më pas përpjekja për të nisur një kundërsulm’- shkruan ndër të tjera ëebsit-i i dedikuar plotësisht futbollit.

“Futbollisti i ri ka qenë një element kyç për Verona-n këtë sezon, skuadrën e cila sa po është ngjitur në Seria A këtë sezon dhe renditet në vendin e gjashtë, duke marrë pikë ndaj skuadrave si Lazio dhe Juventus” – thuhet në shkrim.

Në artikull thuhet gjithashtu se Kumbulla ka tërhequr interesin e klubeve më të mëdha italiane, por edhe atyre të Premier League. Sipas ‘90min’ Marashi nuk di vetëm të mbrojë, por është i aftë të bëjë keq edhe në zonën e kundërshtarëve, madje të kalojë edhe rivalët në fushë.

Një detaj interesant është edhe ajo që 90min shkruan për zgjedhjen e Kumbullës për të përfaqësuar Shqipërinë: “Na falni italianë, por Kumbulla është shqiptar dhe krenar për këtë. I lindur në Itali, nga prindër shqiptarë, talenti kishte mundësinë të përfaqësonte Italinë ose Shqipërinë. Duke qenë se ai është krenar për origjinën e tij, Kumbulla zgjodhi Shqipërinë, me të cilët ka bërë edhe debutimin në ndeshjen me Moldavinë”.

 

©Copyright Gazeta SHQIP


Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.