Kushti i fortë i Francës dhe Holandës për votën pro hapjes së negociatave me Shqipërinë

Shumica e shteteve të Bashkimit Evropian e kanë përforcuar qëndrimin për të hapur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut përpara Samitit të Zagrebit në mars. Por shtetet si Franca, Holanda dhe Danimarka, të cilat ndikuan në moshapjen e negociatave në Samitin e Brukselit në tetor, duket se vazhdojnë që të jenë skeptike.

Gazeta evropiane “Euractiv” dhe agjencia e lajmeve “Balkan Insight” raportojnë se Franca dhe Holanda kanë vendosur një kusht të fortë, në mënyrë që të votojnë pro hapjes së negociatave me marsin që po afron.

Sipas tyre, presidenti francez Emmanuel Macron do të japë miratimin për hapjen e negociatave vetëm nëse Shqipëria nënshkruan një dokument për riatdhesimin e të gjithë azilkërkuesve nga Franca.

Sipas një zyrtari të lartë evropian, Franca nuk është mjaftuar vetëm me ndryshimin e metodologjisë së zgjerimit, por ka vendosur si kusht edhe zgjidhjen e çështjes së azilkërkuesve, raporton “Euractiv”.

Sipas agjencisë së lajmeve “Balkan Insight”, që po ashtu citon zyrtarë të lartë të BE-së, të njëjtin shqetësim ka edhe Holanda, e cila po ashtu kërkon që qeveria shqiptare të riatdhesojë azilkërkuesit.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.