Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Detaje/ Ndalimi nga policia i Oriola Marashit, si e mori vetë përsipër drogën (FOTO)

Modelja e njohur Oriola Marashi, u ndalua disa ditë më parë nga policia. 24-vjeçarja ishte duke udhëtuar me një "Audi", ndërsa është ndaluar në Laprakë.Ajo ka qenë nën shoqërinë e një mashkulli. Policia e ndaloi për shkak të makinës së saj luksoze, pas operacionit "Forca e Ligjit" që ka nisur prej së hënës së kaluar.

Pjesë e këtij operacioni janë edhe ndalimet dhe verifikimet e makinave luksoze. Por, gjatë ndalimit, policia ka ushtruar edhe një kontroll dhe ka gjetur në makinë një sasi të vogël marijuane.Oriola, sipas burimeve të policisë, ka thënë se marijuane i përkiste asaj.Ka dyshime që ajo e ka thënë këtë gjë, për të mbrojtur mashkullin me të cilin ndodhej në makinë.

Gjithsesi, ajo është lënë e lirë dhe hetimet e mëtejshme do të kryhen nga Prokuroria.Vetë Oriola nuk ka reaguar pas kësaj ngjarje, ndërkohë që mamaja e saj e ka mohuar, duke thënë se është një shpifje e mediave./Gazeta TEMA

[gallery ids="984525,984524,984516,984523,984522,984521,984520,984519,984518,984517,984515"]

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore