Moti/ Shi dhe dëborë, çfarë pritet të ndodhë sot

Zonat veriore vijojnë edhe gjatë mëngjesit me reshje të pakta shiu e dëbore, ndërsa qendra dhe jugu paraqiten në ndikimin e motit të kthjellët.

Por duke filluar nga mesdita dhe në vijim vranësira largohen nga i gjithë territori shqiptar duke bërë që kthjellimet të jenë mbizotëruese.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes, por rritje të ndjeshme sjellin orët e mesditës duke luhatur vlerat ditore nga -1°C në 18°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi 45-50 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim mbi 4 ballë.

Rajoni dhe Europa

Mbetet Pellgu i Mesdheut edhe nesër në ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave kalimtare. Por pjesa tjetër e kontinentit paraqitet me vranësira të dendura dhe reshje shiu e dëbore, herë pas here do ketë stuhi të forta ere.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.