Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Franca dhe Holanda nuk ndalen/ Pas Shqipërisë “hakmerren” me Kosovën për vizat

Dy vendet më skeptike ndaj zgjerimit të bllokut, Franca dhe Holanda, janë ato që po ndikojnë edhe mbi procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën. Pjesëtarë të shoqërisë civile në Kosovë, mendojnë se metodologjia e re për anëtarësim në Bashkimin Europian, nuk mund të ndikojë në procesin e liberalizimit të vizave në të njëjtën masë sa ndikon skepticizmi i disa shteteve anëtare, të cilat nuk janë pajtuar deri tani për futjen në agjendë të çështjes së liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Arbresha Loxha, drejtoreshë e Grupit për Studime Juridike dhe Politike tha për Radion Evropa e Lirë se Kosova tashmë i ka përmbushur kushtet e kërkuara për liberalizim dhe se metodologjia e re e Komisionit Europian, nuk mund të ndikojë në këtë proces. Sipas saj, mbetet vetëm që të binden vendet që janë bërë pengesë ndaj liberalizimit, I cili edhe sipas Visar Xhambazit nga Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D), është  një proces i ndarë e që tashmë po shkon drejt finalizimit.

“Tani pritet vetëm konfirmimi i vendeve anëtare dhe të procedohet më tej, sepse sipas Komisionit Europian, Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret dhe kjo lëvizje e fundit, normalisht nuk do të ketë kurrfarë ndikimi”, shprehet ai. Loxha ndërkohë tregoi se nuk prêt që liberalizimi të ndodhë në gjysmën e parë të këtij viti.

Për liberalizimin e vizave për Kosovën foli edhe përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Joseph Borrell, gjatë vizitës së tij së fundi në Prishtinë, ku tha se “nuk mund të garantojë asgjë sepse vendimit merret nga shtetet anëtarë të bllokut”.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore