Flamuri në gjysmështizë, ditë zie në nder të artistes së madhe

Kosova është sot në zi. Presidenti Hashim Thaçi e ka caktuar 9 shkurtin, ditë zi kombëtare në nderim të veprës që la pas këngëtarja e mirënjohur Nexhmije Pagarusha. Këtë të dielë flamuri flamuri do të ngrihet gjysmështizë në të gjitha objektet shtetërore të Republikës së Kosovës, brenda dhe jashtë vendit.

Varrimi i Nexhmije Pagarushës do të bëhet sot në orën 14:30 në fshatin Pagarushë të Malishevës, në një ceremoni familjare sipas amanetit të saj të fundit.

Nexhmije Pagarusha ndërroi jetë në moshën 86-vjeçare, në shtëpinë e saj në Prishtinë. Ajo është konsideruar, si “Baresha” e këngës shqipe, me këngën që mban të njëjtin titull, kompozuar nga bashkëshorti i saj, Rexhep Mulliqi, duke i dhënë jetë melodisë edhe tingujve, por edhe duke sfiduar edhe vitet.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.