“Mos shkoni në Kanada, është…”, oferta joshëse e Madonna-s për Meghan dhe Harry-n: Ju jap me qira… (FOTO)

“Mos shkoni në Kanada, është kaq e mërzitshme atje!”. Ky është mesazhi i drejtpërdrejtë i këngëtares me famë botërore, Madonna, për Princin Harry dhe Meghan Markle.

Ylli i pop-it ka publikuar në profilin e saj në “Instagram” një video ku u lutet atyre që të mos largohen nga Britania e Madhe. Madje ajo u afron apartamentin e saj luksoze me qira në Manhattan, me pamje nga Parku Qendror.

Një propozim i pazakontë, joshës, por po aq edhe ironik. Teksa po bëhej gati për një prej koncerteve të saj për “Madame X Tour”, Madonna e përshkroi shtëpinë e saj të “mrekullueshme dhe se nuk ka asgjë më pak për të patur zili Buckingham Palace”.

E si të mos joshësh nga një ofertë ekskluzive? Madonna u propozon Meghani-t dhe Harry-t që të mos largohen përgjithmonë nga Mbretëria e Bashkuar, por që ta konsiderojnë si “arratisje” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ofertën që ajo u dha.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.