Informacionet sekrete nxjerrin zbuluar Ardi Veliun, si u eliminua akuza për falsifikim

Kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, po kalon sot në “sitën” e Vettingut. Në seancën dëgjimore, Komisioni i Jashtëm i Vettingut ka lexuar të dhënat e mbledhura nga hetimi për pasurinë e Ardi Veliut, por edhe aftësitë e tij profesionale apo pastërtinë e figurës.

Ndërkohë, sa i përket kontrollit të figurës, DSIK ka konfirmuar se Veliu ka certifikatë sigurie tepër sekret deri në vitin 2022 dhe nuk rezulton të ketë asnjë informacion implikues ndaj tij.

Por, në vitet 2002, 2003 dhe 2007, sipas DSIK, ka raportime se Veliu ka qenë i implikuar në lëvizjen e klandestinëve, favorizimin e falsifikimit të vizave, por që këto nuk kanë pasur vijueshmëri dhe nuk është hapur proces penal, si dhe nuk është marrë nën hetim apo i pandehur.

I pranishëm në seancën dëgjimore, Ardi Veliu ka sqaruar pretendimet për përfshirje në falsifikim pasaportash në vitin 2007, duke thënë se prej 15 gushtit të 2006-ës nuk ka qenë pjesë e Policisë së Shtetit.

“Në lidhje me pretendimet për përfshirje në falsifikim pasaportash në 2007 deklaroj se prej 15 gushtit 2006 nuk kam qenë pjesë e policisë së shtetit. Kam dalë në reformë. Dhe s’ka si të isha pjesë e kësaj gjëje”, ka thënë Veliu.

I pyetur nga anëtarët e komisionit të vettingut se pse duhet të rikonfirmohet në detyrë, ai është përgjigjur: “Unë si drejtor, por dhe si punonjës jam i ndershëm dhe do punoj në të mirë të vendit. Respektoj çdo vendimmarrje”. Ndërkohë, vendimi i KJV për kryepolicin Ardi Veliu shpallet në 7 shkurt, në orën 09:45.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.