Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Vettingu në Polici/ Komandati i Gardës, pasuri e paligjshme dhe mungesë burimi

Trupa e Vlerësimit e përbërë nga Mirela Ujkani (Miti), Alban Laska, Artur Baku kanë konstatuar probleme me pasurinë. Gramoz Sako, i pranishëm në seancë, pa përfaqësues ligjor ka deklaruar se nuk ka pasur konflikt interesi me trupën e komisionit të vlerësimit.

Sako ka një apartament me sipërfaqe rreth 60 metra katror, në pronësi të bashkëshortes. Po ashtu ai ka një kredi me 3 milione lekë për blerje apartamenti, që e ka larë për tre vite. Për nevoja familjare ka blerë një apartament në Tiranë, pa deklaratë noteriale, me qëllimin kthimin e apartamentit në klinike dentare, ndërsa 36.150 euro, është shuma e blerjes së pajisjeve.

Burimi financiar është një hua e marrë kunatit 14 mijë euro, (burimi i parave të kunatit, sipërmarrje në Itali).

Subjekti në deklaratën nuk ka deklaruar saktë pasurinë e llojit apartament. Ka shmangur detyrimin ligjor për deklaratën noteriale. Rezulton se ka edhe probleme në investimet në klinikën dentare, që rezulton me vlerë më të lartë sesa është deklaruar.

Në lidhje me huanë, nuk ka deklaruar shumën e marrë. Subjekti ka shmangur deklaratën me huamarrje, e cila sipas komisionit ngre dyshime për burimin e parave.

Toyota land cruiser rezulton se është në pronësi të Gramoz Sakos i ç?regjistruar. Subjekti ka thënë se e ka shitur makinën në një subjekt privat, me 15 mijë euro.

Fillimisht sipas Dpshtrr shtetasi N.B e ka shitur makinën me vlerë 250 mijë lekë, më pas Sako e bleu me 450 mijë lekë dhe e shet në vlerën 15 mijë euro. Në vitet 2007-2018, fitimi i klinikës rezulton me të ardhura të gabuara.

Po ashtu për të ardhurat e bashkeshortes, ka kryer deklarim të rremë. Ka dyshime për evazion fiskal, sepse bashkëshortja ka deklaruar 1.4 milionë lekë më shumë se të ardhurat sipas tatimeve. Sipas ILDKPKI, Sako nuk ka deklaruar asnjëherë daljet jashtë shtetit.

Ai ka thënë se jeton në një shtëpi private me babain, ndërsa rezulton se nuk e kanë të regjistruar shtëpinë private. As OSHEE nuk e konfirmon këtë adresë.

Gramoz Sako gjithashtu rezulton të jetë pronar i një bar kafeje, me status pasiv, e cila rezulton me detyrime ndaj tatimeve. Subjekti ka pasur konflikt interesi në ushtrimin e funksioneve publike. Ç?regjistrimi i këtij biznesi është bërë në 6 janar 2020.

Komisioni konstaton se subjekti nuk ka burime financiare të ligjshme të pasurisë, ka kryer fshehje të pasurisë. Po ndërkohë, subjekti ka paraqitur problem edhe me figurën morale.

Në vitin 1997 ai është pranuar në gardë, ndërkohë që më herët ka qenë në arrest shtëpie, por çështja penale ndaj tij u pushua. Në 2019, ka pasur një denoncim, në Komisionin e Vlerësimit, nga një grup gardistësh për komandatin e gardës, i cili e ka marrë detyrën në 2013.

Sipas denoncimit, ka rritje gradash pa kriter, abuzime me dietat dhe parregullsi me etikën profesionale. Rezulton se gjatë viteve 2015-2019, është punësuar mbesa e Sakos, vajza e motrës së tij. Sipas Sakos nuk ka pasur konflikt interesi pasi nuk ka pasur hierarki direkte dhe mbesa ka qenë juriste në gardë. Sako ka kryer favorizim sipas KjV dhe cënohet figura e tij. Ndërsa aftësitë profesionale vlerësohen pozitive.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore