Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Kujdes! Ngrica dhe temperatura minus, ja parashikimi i motit për nesër

Këto ditë të para të muajit shkurt kanë rezervuar një të ftohtë të acartë në Shqipëri. Sipas ?Meteoalb?, edhe dita e nesërme do të shoqërohet nga temperatura të ulëta, duke sjellë ngrica në të gjithë vendin.

?Pritet përmirësim i motit në gjithë vendin, nesër rikthehen kthjellimet në të gjithë vendin, por temperaturat vijojnë të ulen duke krijuar ngrica në pjesën më të madhe të akseve rrugore.

Nesër temperaturat variojnë nga -8 në zonat malore deri 10 gradë maksimum ne bregdet. Po ashtu, temperaturat e mëngjesit kalojnë në vlera negative edhe në zonat e ulëta, ndërsa bregdeti mbetet rreth 0 gradëve.

Një rritje e vlerave termike pritet të dielën dhe javën tjetër. Një tjetër problem i tablosë së motit ka qenë era e fortë, e cila ka arritur mbi 70 km/h në tokë por 100 km/h në bregdet dhe det të hapur ky dallgëzimi është ngritur në 8 ballë?, njofton ?Meteoalb?.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore