Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Informacionet e SHISH edhe në vetting, agjentët futën në kurth prokurorë e gjyqtarë

Vendimet e largimit përfundimisht nga sistemi i Drejtësisë të prokurorëve apo gjykatësve nuk ka qenë thjesht e vetëm nga të dhënat mbi pasurinë që janë vënë në dispozicion nga Inspektoriati i Kontrollit dhe Deklarimit të Pasurive, apo denoncimet e qytetarëve të zakonshëm.

Në lojë janë futur edhe struktura të tjera, një prej të cilave Shërbimi Informativ Kombëtar, që njihet si SHISH.  Vettingu është një veprimtari parandaluese, e cila identifikon probleme të mundshme sigurie për persona fizike e juridikë.

Vettingu, si procedurë që synon forcimin e sigurisë së organizatave, parandalon individë të caktuar të kenë qasje në të dhënat e ndjeshme apo në pozicione të tilla, ku mund të minojnë sigurinë dhe interesat e Republikës së Shqipërisë.

Ky ka qenë informacioni i vënë në dispozicion për prokurorë dhe gjykatës, të cilët janë shkarkuar tashmë nga sistemi i Drejtësisë. Të vetmit që kanë shpëtuar nga informacionet sekrete të SHISH janë të dorëhequrit, ndaj të cilëve nuk ka pasur hetim nga agjentët e këtij shërbimi.

Gjithsesi, procedura e vettingun (kontrollit dhe verifikimit) kryhet nga agjenci të autorizuara informative dhe të sigurisë, mes tyre edhe Shërbimi Informativ i Shtetit. Vetingu i sigurisë është strukturuar sipas standardeve të NATO-s dhe BE-së. Për shkak se vetingu përfshin qasje në të dhënat personale është përcaktuar një procedurë transparente e rregulluar sipas ligjeve të posaçme.

Në vitin 2018 pranë SHISH-it janë paraqitur gjithsej 5015 kërkesa vettingu për pajisjen me Certifikatë të Sigurimit të Personelit të personave të ndryshëm, (certifikatë që lejon njohjen e personave në fjalë me informacion të klasifikuar sekret shtetëror në nivele të ndryshme), kërkesa këto të ardhura nga një varg institucionesh, mes të cilave Komisioni i Pavarur i Kualifimit dhe Kolegji i Posaçëm i Apelimit.

Për vitin 2019, ende nuk kanë dalë shifrat zyrtare, por përmes një krahasimi të shifrave nga viti në vit, të deklaruara zyrtarisht edhe në raportimet e detyrueshme ligjore të titullarit të SHISH në Kuvend vihet re një trend në rritje për informacion.

Ndërkohë, nëse e lidhim këtë edhe me informacionet për vettingun, të paktën 150 kërkesa të SHISH do të dalin gjatë vitit 2020 vetëm për gjyqtarë dhe prokurorë që do i nënshtrohen vettingut. Pa llogaritur edhe ato për shumë policë, e drejtues policie, që janë përfshirë po në proces vettingu.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore