
Emigrantëve ju zhvaten 55 milionë euro, ‘Union Net’ merr pjesën më të madhe të dërgesave
Komisionet e larta që aplikojnë agjencitë e transfertave të parave u marrin emigrantëve dhe familjeve shqiptare të paktën 55 milionë euro në vit padrejtësisht.
Në vitin 2015, Banka Botërore, Komisioni Europian dhe organizata e kombeve të bashkuara shpallën objektivin që kostot e dërgimit të parave nga jashtë të zbresin në nivelin 3 për qind të shumës së dërguar brenda vitit 2030.
Sipas aksion planit të shpallur në samitin e valutës në Maltë, ulja e kostove për dërgesat duhet të fillonte menjëherë. Por të dhënat zyrtare nga Banka tregojnë se në Shqipëri, komisionet e dërgesave vazhdojnë të mbeten të pandryshuara dhe në nivele shumë të larta.
Sipas Bankës në fund të vitit të kaluar kostoja mesatare e dërgimit të parave në Shqipëri ishte 9.5 për qind, ose mbi 3 herë më shumë se sa objektivi i shpallur nga Bashkimi Europian dhe OKB.
Pjesa dërrmuese e remitancave në Shqipëri, rreth 850 milionë euro në vit dërgohen përmes agjencive të transfertave për shkak të mbulimit më të gjerë që ato kanë. Vetëm për këto agjenci, të cilat sipas Bankës së Shqipërisë kanë krijuar një treg duopol me konkurrencë të kufizuar, emigrantët dhe familjet shqiptare paguajnë 55 milionë euro në vit padrejtësisht. Pjesën e luanit të këtyre parave e merr union net, agjenti vendas që ka francajzin e Western union.
Komisionet e larta për dërgesat e emigrantëve janë pranuar publikisht edhe nga institucionet vendase. Dy vjet më parë, Ministria e Diasporës dhe Banka e Shqipërisë deklaruan se Shqipëria ka kostot më të larta të dërgimit të parave në rajon duke kërkuar publikisht uljen e tyre. Por sërish emigrantët dhe familjet shqiptarë vazhdojnë të paguajnë padrejtësisht mbi 55 milionë euro në vit vetëm për agjencitë e transfertave.

Njihuni me Këmbimin Valutor, 15 prill 2021
Historia e plotë >

Qytetarët e Kosovës shpenzuan 10 milionë euro gjatë fundjavës në Shqipëri
Historia e plotë >
Njihuni me Këmbimin Valutor, 14 prill 2021
Historia e plotë >
FMN: Ekonomia shqiptare pritet të arrijë nivelin e parakrizës që këtë vit
Historia e plotë >
Njihuni me Këmbimin Valutor, 13 prill 2021
Historia e plotë >
Njihuni me Këmbimin Valutor, 11 prill 2021
Historia e plotë >
Njihuni me Këmbimin Valutor, 10 prill 2021
Historia e plotë >
Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Dokumenti/ LSI kallëzon në SPAK ministrin Peleshi dhe 3 drejtorët lokal...
Historia e plotë >
Fushata zgjedhore në Shqipëri ka arritur pikun, votuesit po bombardohen ...
Historia e plotë >
Apeli i mjekut infeksionist: Po qarkullon një virozë tjetër, mos e ngatërroni me Covid

Studimi/ Një dozë e vetme Pfizer ose AstraZeneca u jep shumë antitrupa personave që...

Franca merr vendimin e ri për Johnson&Johnson, EMA reagon zyrtarisht mbi vaksinën
Zgjedhje 2021




Basha në Paskuqan, socialisti pret me gërshërë kartën e anëtarit të PS
Historia e plotë >