Çmimet Bafta/ Shaka me Harry-n dhe të bardhët, qeshja e sforcuar e Princit William e Kate (FOTO)

Duka dhe Dukesha i Kembrixhit qeshën në mënyrë  të sforcuar me shakanë e aktores së njohur Margot Robbie mbi largimin e Harry-t dhe Meghanit nga familja mbretërore.

Princi William dhe Kate Middleton ishin të ftuarit e nderit në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Bafta, ku Brad Pitt fitoi çmimin e aktorit më të mirë në një rol dytësor për interpretimin e tij në filmin “Once Upon a Time in Hollywood”.

E ndërsa Pitt nuk ishte I pranishëm në sallë, statuetën e mori në emër të tij kolegia Margot Robbie, e cila e shoqëroi këtë moment me një batutë: “Ai thotë se do t`ia vërë Harry emrin këtij çmimi, sepse është shumë i entuziazmuar nga fakti që do ta çojë në Amerikë. E thotë ai, jo unë”.

Kamera menjëherë u fokusua tek William dhe Kate, dhe buzëqeshja e tyre që në media u interpretua si nervoze. Ceremonia këtë radhë u kthye padyshim në mbrëmjen e 1917; filmi me regji të Sam Mendes rrëmbeu 7 çmime, përfshirë atë të filmit më të mirë.

Megjithatë, tema më e nxehtë e eventit ishte padyshim diversiteti. Moderatori Graham Norton bëri shaka duke thënë se “ky ishte viti kur të bardhët më në fund triumfuan ..11 nonimime për Jokerin”, u shpreh ai, “historia e një burri të bardhë që e e zbardh veten edhe më shumë”, teksa i referohej filmit për të cilin Joaquin Phoenix fitoi edhe këtu statuetën e aktorit më të mirë.

Bafta-t janë kritikuar për mungesën e diversitetit pasi të 20 të nominuarit ishin të bardhë e asnjë regjisore femër nuk ka marrë nominim atje që në 2013-tën. Çmimet britanike të kinematografisë Bafta konsiderohen thuajse si homologe të atyre Oskar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.