Historia e burrit që u kthye në grua/ Tregon me krenari gjoksin e bërë me operacion: Kam shumë…

Rodrigo Alves ka treguar me krenari gjoksin pasi e bëri operacion. Në fillim të muajit janar, e ashtuquajtura Human Ken Doll guxoi që të pranonte se tani ajo është një grua transgjinore.

36-vjeçarja madje u shpreh se ndihej sikur ishte rilindur. Tashmë ajo është duke bërë operacione të vazhdueshme në mënyrë që të kthehet në një grua, në gjithë kuptimin e fjalës.

Biondja me forma bombastike la të kuptohet se ky është vetëm fillimi dhe se nuk do të ndalojë me operacionet. Madje Alves ka thënë më herët se shumë shpejt do të zgjedhë edhe një emër femre për veten.

“Jeta është shumë më e bukur tani që kam gjoks. Po e shijoj në maksimum dhe kjo është vetëm gjysma e saj që do të bëj për të qenë një femër”, ka thënë ajo pasi ka bërë operacionin.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.