Dalin pamjet/ Kina një superfuqi, për një javë gati spitali i dytë me 1.600 shtretër

Punëtorët në qytetin kinez Wuhan janë të zënë me ndërtimin e spitalit të dytë, pasi vendi po përpiqet të ndalojë shpërthimin e virusit vdekjeprurës, që mori jetën e 132 personave deri më tani.

Pamjet e mahnitshme nga lart tregojnë automjete të rënda që punojnë për të ndërtuar spitalin Leishenshan, i cili pritet të hapet brenda një jave, shkruan “Daily Mail”.

Pamjet e bëra me dron u shfaqën, pasi spitali i parë i ndërtuar për personat e prekur nga koronavirus, dje filloi të trajtojë pacientët.

©Copyright Gazeta SHQIP


Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.