Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Vrasja e Devi Kasmit/ Thirret si dëshmitar taksistin grek, çfarë pretendon i akuzuari

Gjykata Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka thirrur sërish si dëshmitar shtetasin grek Apostol Mildis, për atentatin ndaj Devi Kasmit.

Ai është kërkuar nga i akuzuari Eftimios Eftimiu, i cili pretendon se kur hyri në Shqipëri kishte biseduar me taksistin dhe i ka treguar qëllimin pse po vinte. Ndaj procesi gjyqësor tek GJKKO ndaj Efthimios Efthimio, Elton Halipaj, Malvin Dinellari, Aurel Hoxhallari, shtyhet për në datën 11 shkurt.

Gjykata pranon kërkesën edhe për të pandehurin Elton Halipaj, i cili kërkoi tre dëshmitarë, që sipas tij provojnë që ditën e ngjarjes, kur u vra Devi Kasmi, ai ishte duke blerë ilaçe në një farmaci, shkruan Top Channel.

Devi Kasmi u ekzekutua në Tiranë, pas një pritje të ngritur në rrugën "Kongresi i Manastirit". Dy persona me motoçikletë, kryen qitje me pistoletë, duke vrarë 41-vjeçarin. Ata kanë qëlluar pesë herë, në kokë dhe në trup, duke u siguruar për ekzekutimin e shënjestrës së tyre.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore