Top Story/ Tronditës, muxhahedini që lindi në burg dhe jetoi aty deri në moshën 4 vjeçe: Babain e kam parë vetëm pak sekonda!

Ajo kohë burgosjesh dhe vrasjesh ka prodhuar shumë histori tragjike mes popullit Irianian. Bahador Iamarzi është një muxhahedin me historinë më trishtuese që mund të dëgjosh ndonjëherë. Ai është lindur dhe rritur në burg.

“Kam lindur në vitin 1983, në burgun Evin, në Teheran. Prindërit e mi ishin mbështetës të muxhahedinëve.  U arrestuan në vitin 1982, në Teheran. Prandaj linda në burg. Jam rritur atje derisa isha 4 vjeç”, – tregon Bahador Imarzi, anëtar i OMPI-së

Megjithëse fëmijë fare i vogël traumat e burgut ai I mban mend edhe sot. Këto janë kujtimet e një 4 vjeçari që ka nisur jetën në qelitë e burgut.

“Mbaj mend një herë, brenda në burg, kur isha me mamanë. E sollën dhe e kishin torturuar aq shumë sa i ishin ënjtur këmbët. Ishte diçka e patolerueshme. Çdo natë kisha frikë se mos e merrnin prapë dhe se mos e torturonin sërish. Kështu që ia mbaja dorën fort. Këto janë dy gjërat që mbaj mend nga ajo kohë”, – tregon Bahador Imarzi, anëtar i OMPI-së

Për 4 vite në burg ai nuk pati mundësi që ta takonte babin e vet. Takimet familjare brenda burgut ishin të ndaluara. Më pas Bahadori la burgun dhe jetoi me gjyshërit e tij. Ai mbushi 10 vjeç dhe akoma nuk e kishte takuar një herë të vetme babain.

“Gjyshja më tha një ditë që do të vizitonim babain në burg. Dhe unë u gëzova shumë. Kur shkuam te burgu, te salla e takimeve, ishte një korridor i gjatë. Në fund të korridorit ishte një derë. Unë po rrija me gjyshen, në fillim të korridorit. Gjyshja tha “shiko, në fund të korridorit”. Aty po qëndronte babai im. Ngaqë nuk e kisha parë ndonjëherë babain, shkova me vrap që ta shihja. Dhe sapo shkova te dera, roja revolucionare e mbylli derën shpejt. U përplasa me derën dhe u rrëzova. Ishte takimi i parë dhe i fundit me babain tim”, – tregon Bahador Imarzi, anëtar i OMPI-së

Babai i tij u ekzekutua në masakrën e vitit 1988 dhe kështu ai nuk e takoi dot kurrë. Sot Bahadori është bërë muxhahedin dhe lufton që ngjarje të tilla të mos përsëriten më në Iran.

Top Story/ Tronditës, muxhahedini që lindi në burg dhe jetoi aty deri në moshën 4 vjeçe: Babain e kam parë vetëm pak sekonda!

Top Story/ Tronditës, muxhahedini që lindi në burg dhe jetoi aty deri në moshën 4 vjeç: Babain e kam parë vetëm pak sekonda!Ajo kohë burgosjesh dhe vrasjesh ka prodhuar shumë histori tragjike mes popullit Irianian. Bahador Iamarzi është një muxhahedin me historinë më trishtuese që mund të dëgjosh ndonjëherë. Ai është lindur dhe rritur në burg. “Kam lindur në vitin 1983, në burgun Evin, në Teheran. Prindërit e mi ishin mbështetës të muxhahedinëve. U arrestuan në vitin 1982, në Teheran. Prandaj linda në burg. Jam rritur atje derisa isha 4 vjeç”, – tregon Bahador Imarzi, anëtar i OMPI-sëMegjithëse fëmijë fare i vogël traumat e burgut ai I mban mend edhe sot. Këto janë kujtimet e një 4 vjeçari që ka nisur jetën në qelitë e burgut. “Mbaj mend një herë, brenda në burg, kur isha me mamanë. E sollën dhe e kishin torturuar aq shumë sa i ishin ënjtur këmbët. Ishte diçka e patolerueshme. Çdo natë kisha frikë se mos e merrnin prapë dhe se mos e torturonin sërish. Kështu që ia mbaja dorën fort. Këto janë dy gjërat që mbaj mend nga ajo kohë”, – tregon Bahador Imarzi, anëtar i OMPI-sëPër 4 vite në burg ai nuk pati mundësi që ta takonte babin e vet. Takimet familjare brenda burgut ishin të ndaluara. Më pas Bahadori la burgun dhe jetoi me gjyshërit e tij. Ai mbushi 10 vjeç dhe akoma nuk e kishte takuar një herë të vetme babain. “Gjyshja më tha një ditë që do të vizitonim babain në burg. Dhe unë u gëzova shumë. Kur shkuam te burgu, te salla e takimeve, ishte një korridor i gjatë. Në fund të korridorit ishte një derë. Unë po rrija me gjyshen, në fillim të korridorit. Gjyshja tha “shiko, në fund të korridorit”. Aty po qëndronte babai im. Ngaqë nuk e kisha parë ndonjëherë babain, shkova me vrap që ta shihja. Dhe sapo shkova te dera, roja revolucionare e mbylli derën shpejt. U përplasa me derën dhe u rrëzova. Ishte takimi i parë dhe i fundit me babain tim”, – tregon Bahador Imarzi, anëtar i OMPI-sëBabai i tij u ekzekutua në masakrën e vitit 1988 dhe kështu ai nuk e takoi dot kurrë. Sot Bahadori është bërë muxhahedin dhe lufton që ngjarje të tilla të mos përsëriten më në Iran.

Publiée par Top Story në Top Channel sur Mardi 28 janvier 2020

 

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.