Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Top Story/ Rrëfimet tronditëse të muxhahedinëve: Jemi burgosur dhe rrahur në një qeli 1 m2

Grupi i xhirimit i ndodhur në kampin Ashraf takoi disa muxhahedinë që i kanë provuar në trupin e tyre ato tortura. Ata tregojnë ekskluzivisht për Top Story, dëshmitë e tyre tronditëse. Për ti kuptuar më mirë këto dëshmi, duhet të tregojmë paralelisht se çfarë ndodhi pas revolucionit islamik.

Në vitin 1981, dy vjet pas revolucionit, opozita doli në protestë duke mbushur rrugët e Teheranit. Organizata e muxhahedinëve sa vinte dhe po rritej në numër. Gjysmë milioni njerëz kërkonin vendosjen e demokracisë me votë, lirinë e fjalës dhe respektim e të drejtave të njeriut. Protesta nuk ishte e dhunshme dhe nuk u përdorën armët. Por lideri suprem, Komeini, shtypi me forcën më të ashpër atë protestë paqësore.

 "Por pas qershorit të vitit 1981 nisi shtypja mizore. Shumë njerëz arrestoheshin dhe ekzekutoheshin pa gjyq. Khomeini kishte dhënë urdhër të vriteshin njerëzit tanë. Kështu nisi gjenocidi ndaj muxhahedinëve.  Më shumë se 20 mijë njerëz janë ekzekutuar, shumica anëtarë të muxhahedinëve", tregon për Top Story Mehdi Baraei, përfaqësues i MEK-ut për Shqipërinë.

Top Story takoi një nga viktimat e arrestuara në protestë ne vitit 1981. Homo Jabri, ishte në atë kohë një vajzë e re 18 vjeçe. Ajo doli të protestonte me turmën për të kërkuar lirinë që po i merrej vendit të saj. U arrestua dhe u mbajt në burg mbi 5 vite pa vendim gjyqi. Ajo tregon për Top Story-n trajtimin ç?njerzor që ka përjetuar në ato burgje.

"Në të njëjtën ditë, disa nga miqtë e mi u morën për ekzekutim dhe u vranë, në të njëjtën natë, pa u?a marrë vesh emrat", - tregon Homo Jabri, ish e burgosur në Iran

Ajo ishte me fat që nuk u ekzekutua po atë ditë. Megjithëse qëllimi i diktaturës nuk ishte ti vriste këta të rinj por ti thyente rezistencën. Ajo u dërgua në periferi të qytetit me sy të lidhur dhe u vendos në pozicion pushkatimi. Ushtarët e gardës revolucionare bënë veprimet e ekzekutimit, por në fund gjuajtën më breshëri në ajër. Kjo ishte metodë frikësimi. Jabri qëndroi 9 muaj në burg. Më pas ajo doli në një dhomë që quhej gjyq dhe u dënua me 1.5 vite burg. Por në fakt ajo kreu 5 vite.  Gjyqet ishin thjeshtë fiktive. Kushtet e burgut ishin jashtë çdo norme njerëzore.

Këto vajza të reja nuk po dorëzoheshin dhe nuk hoqën dorë nga misioni i tyre. Autoritetet menduan se duke qenë 28 veta në një qeli ato motivojnë njëra tjetrën prandaj duhen çuar në qeli izolimi.

"E vetmja gjë që kishin njerëzit në qeli ishte një mbulesë. Një lugë, një pjatë,  një gotë. Asgjë tjetër. Nuk na linin as orë, as syze, as dritë. Nuk e dinim nëse ishte ditë apo natë. Kam qenë për dy vite në burg me këto kushte. Atje kishte heshtje absolute. Nuk kishte mjekë. Dhe ushqimi ishte minimal", - tregon Homo Jabri, ish e burgosur në Iran

Pas këtyre dy viteve në izolim, pa e parë dritën e diellit do të vinin vuajtje akoma më çnjerzore.

Në këtë burg të ri kishte dy ndarje. Njëra njësi quhej "Kafazi". Tjetra quhej "njësia e banueshme". Kafazi ishte një shpikje Iraniane për të shtypur shpirtin e kundërshtarëve të regjimit. Ato ishin kuti të vogla me përmasa rreth 1 metër kub. Largësia nga një kafaz te tjetri ishte gjysmë metri. Gratë muxhahedine që bënin përsëri rezistencë pas dy vjetësh në izolim, futeshin te këto kafaze.

"Duhej të uleshin, me sytë e mbyllur e me fytyrë nga muri. Aty kishte heshtje të plotë. Edhe po të prekte luga pjatën e të bënte zhurmë, u bënin tortura. Nuk duhej të bënin zhurmë fare. Çdo ditë, gardat revolucionare i qëllonin të burgosurat me shumë forcë. Nuk u jepnin ilaçe, asgjë. Mund të bëje dush vetëm një herë në muaj. Nuk kishte asnjë lloj kujdesi sanitar",  - tregon Homo Jabri, ish e burgosur në Iran

Pasi qëndroi për shumë ditë në kafaz, Jabri papritur transferohet. Atë dhe shoqet e veta i çojnë në një burg të ri që ishte posaçërisht vetëm për tortura.

"Norma ishte që gjatë torturave nuk duhej të bërtiste njeri. Prandaj, më qëlluan fort te duart, me kabllo, aq sa më dilte gjaku nga thonjtë. Nuk i ndieja më duart", - tregon Homo Jabri, ish e burgosur në Iran

Ky vend nuk mund të quhej burg. Ko ishte një qendër e vërtetë torturash. Rojet rrinin non stop në vëshgim. Komunikimi ishte totalisht i ndaluar. Edhe kur dikush kollitej dënohej me rrahje të rënda.

Të gjitha rregullat imponoheshin duke rrahur, duke goditur me kabllo e me kamxhikë. Por ata shkonin edhe përtej kësaj.

"Pashë vajza që kishin qenë në atë burg të fshehtë për 14 muaj. Torturat që u kishin bërë kishin qenë aq të tmerrshme sa nuk mundeshin të m?i tregonin. Disa kishin kaluar në çrregullime mendore, për shkak të torturave. Disa ishin më mirë, dhe mund të flisnin. Ata treguan se ishin trajtuar si kafshë. Na detyronin të bënim tinguj si kafshë. Na detyronin të zvarriteshim përtokë dhe torturuesit na uleshin në kurriz. Disa prej grave u përdhunuan", - tregon Homo Jabri, ish e burgosur në Iran.

Jabri u lirua në vitin 1986, 5 vjet mbas protestës masive. Mijëra të tjerë nuk e patën këtë fat. Ata ose u vranë ose mbetën në burg për shumë vite.

"Pasi më liruan, Ndjeva se ishte përgjegjësi që të isha zëri i atyre që ishin në burgje ose që ishin ekzekutuar. Që të vazhdoja të isha zëri dhe udhërrëfyesja e tyre. Prandaj nuk vazhdova jetën time normale, por vendosa të bëhem muxhahedine", - tregon Homo Jabri, ish e burgosur në Iran.

https://www.facebook.com/tch.topstory/videos/187073912681922/

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore