Top Story/ Gruaja muxhahedine që vuajti dënimin me burg që në moshën 2 vjeçare

Në kampin “Ashraf 3” të gjithë kanë një histori për të treguar. Të gjithë kanë familjarë të ekzekutuar nga regjimi. Disa kanë qenë vetë në burg e disa i kanë shpëtuar vdekjes për pak gjë.

Gjatë viteve ‘80 regjimi i Mullahëve në Iran nisi një luftë më shtetin fqinj të Irakut. Diktatori i Irakut, Sadam Husein, u tregua i gatshëm ti pranonte muxhahedinët që iknin nga Irani. Ai i lejoi ata të vendoseshin në Irak dhe të krijonin bazën e tyre. Kështu u krijua kampi “ASHRAF 1”. Kamp i Ashrafit e mori këtë emër në nder të Ashraf Raxhavit. Një e burgosur politike me famë në kohën e mbretit Shah dhe bashkëshorte e Masud Raxhavit, liderit të muxhahedinëve. Ajo u vra në vitin 1982 nga trupat e gardës revolucionare të Iranit.

I gjithë kampi u ngrit me kontribut vullnetar. Në atë kamp strehoheshin të gjithë muxhahedinët që iknin nga Irani për ti shpëtuar vrasjes ose burgut.

Dëshmitarja e radhës është një grua muxhahedinë që e kanë futur në burg kur ka qenë vetëm 2 vjeçe.

“Unë quhem Damona Tavoni. Kam qenë në burg që kur isha 2 vjeçe, sepse prindërit e mi mbështesnin muxhahedinët, OMPI. Babai im i ndihmoi financiarisht”, tregon Damona Tavoni, anëtare e OMPI-së.

Baba i saj nuk doli dot më nga burgu, ndërsa ajo dhe nëna u rikthyen në shtëpi. Por pak vite më vonë, kur ajo ishte 6 vjeçe garda revolucionare e Iranit i futi përsëri të dyja në burg, me akuzën se i përkasin organizatës së muxhahedinëve.

“Ishte herët në mëngjes dhe atë ditë prisja të shkoja në teatër. Erdhën te shtëpia dhe shtynë derën. Hynë në shtëpi dhe i morën të gjitha. Pastaj më çuan mua e mamanë në burg.  Kur po hynim te burgu, në oborr kishte lule të kuqe të mbjella në anë të rrugës. Mamaja më tha që ajo ngjyrë e kuqe, tek lulet, vinte nga gjaku i motrave dhe vëllezërve të mi, të cilët po i vrisnin”, tregon Damona Tavoni, anëtare e OMPI-së.

Vetëm 6 vjeçe, por ajo i mban mend mirë cfarë ka parë në burg. Pamje që nuk i heq dot nga kujtesa.

“E pashë çdo gjë me sytë e mi. Sepse të burgosurit e tjerë kishin fasha në sy që të mos shikonin njëri-tjetrin. Unë i pashë të gjitha dhe renda që t’i tregoj mamasë se ç’kisha parë. Pashë njerëz me këmbë të ënjtura për shkak të goditjeve”, tregon Damona Tavoni, anëtare e OMPI-së.

Një vit më pas kur Damona ishte 7 vjeçe babai i saj del nga burgu. Veprimi i parë që ai bëri ishte të merrte familjen dhe ta nxirrte jashtë nga Irani.

Damona nuk do ta kishte edhe për shumë kohë babin pranë saj. Ai duhej të kthehej në Iran të shpëtonte që atje edhe njerëz të tjerë.

“Na çoi jashtë kufirit dhe u kthye për të kaluar njerëz të tjerë, sepse njihte rrugën. U kthye, më përshëndeti. E mbaj mend herën e fundit që e pashë. Doli nga dera dhe tha “mirupafshim” dhe kisha ndjesinë që s’do ta shihja më. E dija që nuk do ta shihja më”, tregon Damona Tavoni, anëtare e OMPI-së.

Dhe ashtu ndodhi babai i saj u arrestua dhe u ekzekutua në Iran. Ajo dhe e ëma vazhduan jetën jashtë vendlindjes. Damona u rrit dhe shkoi të jetonte në Suedi. Ndërsa kreu shkollën dhe punonte atje, gjithmonë do të merrte lajme të këqija nga Irani.

“Pasi shkova në Suedi dhe pashë për herë të parë video nga Irani, se si u prisnin duart hajdutëve, se si verbonin burra që kishin parë gra të tjera. Ndëshkime shumë ç’njerëzore. U trondita kur e pashë atë video. Përpiqesha t’i harroja të gjitha, por kur pashë atë video, isha pa fjalë. Ishte çasti kur po përpiqesha të bëja diçka. Vendosa të bashkohem me këtë lëvizje që ta le jetën time dhe të bëja diçka për popullin tim”, tregon Damona Tavoni, anëtare e OMPI-së.

Ajo kujton çastin kur ishte brenda makinës së saj në Suedi dhe mori vendimin e prerë që të bëhej muxhahedine.

“Ky ishte çasti. Isha në makinë. Po shihja jashtë. Pashë një burrë me biçikletë jashtë.  Mendova se ç’do të ndodhte sikur dhe vendi im të kishte të njëjtën liri që shihja aty. Pashë fëmijë që dilnin të blinin çokollata. Shihja se ç’mund të ndodhte sikur vendi im të kishte të njëjtën liri dhe çdo gjë si ato që shihja aty”, tregon Damona Tavoni, anëtare e OMPI-së.

Një vajzë e re, që jeton në Suedi, heq dorë nga jeta e saj dhe niset drejtë kampit Ashraf në Irak.

Gjatë intervistës ne i kërkuam Damonës të na e përshkruante me dy fjalë diktaturën islamike të Iranit dhe pushtetin Kameneit.

“Ç’njerëzore. Një diktaturë fetare çnjerëzore. Mendoj se kjo diktaturë dhe ky regjim është më keq se ajo e Hitlerit.  Ata po vrasin jo vetëm njerëzit, por edhe shpirtin e tyre”, tregon Damona Tavoni, anëtare e OMPI-së.

Top Story/ Gruaja muxhahedine që vuajti dënimin me burg që në moshën 2 vjeçare

Top Story/ Gruaja muxhahedine që vuajti dënimin me burg që në moshën 2 vjeçareNë kampin “Ashraf 3” të gjithë kanë një histori për të treguar. Të gjithë kanë familjarë të ekzekutuar nga regjimi. Disa kanë qenë vetë në burg e disa i kanë shpëtuar vdekjes për pak gjë. Gjatë viteve ‘80 regjimi i Mullahëve në Iran nisi një luftë më shtetin fqinj të Irakut. Diktatori i Irakut, Sadam Husein, u tregua i gatshëm ti pranonte muxhahedinët që iknin nga Irani. Ai i lejoi ata të vendoseshin në Irak dhe të krijonin bazën e tyre. Kështu u krijua kampi “ASHRAF 1”. Kamp i Ashrafit e mori këtë emër në nder të Ashraf Raxhavit. Një e burgosur politike me famë në kohën e mbretit Shah dhe bashkëshorte e Masud Raxhavit, liderit të muxhahedinëve. Ajo u vra në vitin 1982 nga trupat e gardës revolucionare të Iranit. I gjithë kampi u ngrit me kontribut vullnetar. Në atë kamp strehoheshin të gjithë muxhahedinët që iknin nga Irani për ti shpëtuar vrasjes ose burgut. Dëshmitarja e radhës është një grua muxhahedinë që e kanë futur në burg kur ka qenë vetëm 2 vjeçe. “Unë quhem Damona Tavoni. Kam qenë në burg që kur isha 2 vjeçe, sepse prindërit e mi mbështesnin muxhahedinët, OMPI. Babai im i ndihmoi financiarisht”, tregon Damona Tavoni, anëtare e OMPI-së.Baba i saj nuk doli dot më nga burgu, ndërsa ajo dhe nëna u rikthyen në shtëpi. Por pak vite më vonë, kur ajo ishte 6 vjeçe garda revolucionare e Iranit i futi përsëri të dyja në burg, me akuzën se i përkasin organizatës së muxhahedinëve. “Ishte herët në mëngjes dhe atë ditë prisja të shkoja në teatër. Erdhën te shtëpia dhe shtynë derën. Hynë në shtëpi dhe i morën të gjitha. Pastaj më çuan mua e mamanë në burg. Kur po hynim te burgu, në oborr kishte lule të kuqe të mbjella në anë të rrugës. Mamaja më tha që ajo ngjyrë e kuqe, tek lulet, vinte nga gjaku i motrave dhe vëllezërve të mi, të cilët po i vrisnin”, tregon Damona Tavoni, anëtare e OMPI-së.Vetëm 6 vjeçe, por ajo i mban mend mirë cfarë ka parë në burg. Pamje që nuk i heq dot nga kujtesa. “E pashë çdo gjë me sytë e mi. Sepse të burgosurit e tjerë kishin fasha në sy që të mos shikonin njëri-tjetrin. Unë i pashë të gjitha dhe renda që t’i tregoj mamasë se ç’kisha parë. Pashë njerëz me këmbë të ënjtura për shkak të goditjeve”, tregon Damona Tavoni, anëtare e OMPI-së.Një vit më pas kur Damona ishte 7 vjeçe babai i saj del nga burgu. Veprimi i parë që ai bëri ishte të merrte familjen dhe ta nxirrte jashtë nga Irani. Damona nuk do ta kishte edhe për shumë kohë babin pranë saj. Ai duhej të kthehej në Iran të shpëtonte që atje edhe njerëz të tjerë. “Na çoi jashtë kufirit dhe u kthye për të kaluar njerëz të tjerë, sepse njihte rrugën. U kthye, më përshëndeti. E mbaj mend herën e fundit që e pashë. Doli nga dera dhe tha “mirupafshim” dhe kisha ndjesinë që s’do ta shihja më. E dija që nuk do ta shihja më”, tregon Damona Tavoni, anëtare e OMPI-së.Dhe ashtu ndodhi babai i saj u arrestua dhe u ekzekutua në Iran. Ajo dhe e ëma vazhduan jetën jashtë vendlindjes. Damona u rrit dhe shkoi të jetonte në Suedi. Ndërsa kreu shkollën dhe punonte atje, gjithmonë do të merrte lajme të këqija nga Irani. “Pasi shkova në Suedi dhe pashë për herë të parë video nga Irani, se si u prisnin duart hajdutëve, se si verbonin burra që kishin parë gra të tjera. Ndëshkime shumë ç’njerëzore. U trondita kur e pashë atë video. Përpiqesha t’i harroja të gjitha, por kur pashë atë video, isha pa fjalë. Ishte çasti kur po përpiqesha të bëja diçka. Vendosa të bashkohem me këtë lëvizje që ta le jetën time dhe të bëja diçka për popullin tim”, tregon Damona Tavoni, anëtare e OMPI-së.Ajo kujton çastin kur ishte brenda makinës së saj në Suedi dhe mori vendimin e prerë që të bëhej muxhahedine. “Ky ishte çasti. Isha në makinë. Po shihja jashtë. Pashë një burrë me biçikletë jashtë. Mendova se ç’do të ndodhte sikur dhe vendi im të kishte të njëjtën liri që shihja aty. Pashë fëmijë që dilnin të blinin çokollata. Shihja se ç’mund të ndodhte sikur vendi im të kishte të njëjtën liri dhe çdo gjë si ato që shihja aty”, tregon Damona Tavoni, anëtare e OMPI-së.Një vajzë e re, që jeton në Suedi, heq dorë nga jeta e saj dhe niset drejtë kampit Ashraf në Irak. Gjatë intervistës ne i kërkuam Damonës të na e përshkruante me dy fjalë diktaturën islamike të Iranit dhe pushtetin Kameneit. “Ç’njerëzore. Një diktaturë fetare çnjerëzore. Mendoj se kjo diktaturë dhe ky regjim është më keq se ajo e Hitlerit. Ata po vrasin jo vetëm njerëzit, por edhe shpirtin e tyre”, tregon Damona Tavoni, anëtare e OMPI-së.

Publiée par Top Story në Top Channel sur Mardi 28 janvier 2020

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.