Si në filmat me Zombi/ Në Kinë nis ndërtimi i mureve për t’u mbrojtur nga të sëmurët (FOTO)

Situata me koronavirusin po bëhet gjithnjë e më shqetësues në botë, ndërsa në Kinë ku situata është emergjente, disa fshatra kanë filluar ndërtimin e mureve për të mbajtur larg personat që mbartin këtë sëmundje.

Pesë milion njerëz lanë epiqendrën e virusit, qytetin Wuhanm në provincën Hubei, përpara se autoritetet ta mbyllnin atë, në përpjekje për të ndaluar përhapjen.

Deri më tani 106 persona kanë humbur jetën nga virusi dhe numri i të infektuarve ka shkuar në 4500. Virusi është përhapur në të gjithë Kinën dhe në të paktën 16 vende në nivel global.

Fshatrat në Kinë po ndërtojnë mure për të mbajtur larg të huajt, ndërsa pamjet e shpërndara duken si skena të një filmi me Zombi.

©Copyright Gazeta SHQIP


Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.