Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

Pasi i publikoi fotot e “nxehta”/ Meghan Markle merr një kërcënim serioz nga babai (FOTO)

Teksa Meghan Markle po shijon jetën e re në Kanada së bashku me familjen e saj, babai duket se ka vendosur që të mos e lërë të qetë, duke marrë shpesh vëmendjen mediatike.

Thomas Markle ka dhënë një intervistë në një TV Britanik mëngjesin e së hënës, ku në mënyrë të vazhdueshme këmbëngul që të kontaktojë të bijën.

Duke përmendur të gjitha ankesat që kishte për vajzën, Thomas shtoi kërcënimin e tij të ri, duke thënë se: "Pas kësaj interviste, nëse nuk dëgjohem nga dikush në 30 ditë, atëherë do të provoj përsëri. Unë nuk dua të rri në heshtje në shtëpinë time për pjesën tjetër të jetës duke pritur që dikush të kthehet tek unë"

I pyetur në lidhje me mundësinë e takimit të Meghan dhe Harry në gjykatë, si pjesë e veprimit të saj juridik kundër Gazetave të Associated, Z. Markle tha : "Nëse është fjala për t?i takuar ata në një sallë gjyqi, është mirë. Të paktën do të shkoja t?i shikoja ata".

Edhe pse duket se ai i ka hapur një "betejë" të bijës, ai u shpreh se nuk dëshiron aspak një gjë të tillë. Kujtojmë se Thomas ka publikuar herë pas here fotografi të vjetra të bashkëshortes së Harry-t, të cilat ajo nuk do donte që t?i shikonte njeri.

[gallery ids="965209,965208,965335,965340,965339,965338,968672,971373,971372,971371,970768,970775,970776,968923,968737,968437,965343,965203,965201,963925"]

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore