Njerëzit dalin në rrugë/ Sizmologu: Nuk ka arsye për panik, mund të ketë tërmete të tjerë!

Sizmiologu Edmond Dushi ka bërë me dije se lëkundja ka zgjatur për 10 sekonda, teksa ka bërë thirrje qytetarëve që të mos panikohen, pasi është vazhdimësi e tërmetit të 26 nëntorit.

“Ky tërmet është në vazhdën e tërmetit të 26 nëntorit dhe është ndjerë në Fushë Krujë në afërsi të Bubqit. Tërmeti ka zgjatur 10 sekonda. Ruani qetësinë, të mos panikosemi në mënyrë të çorganizuar.

Duhet të mësoni që do jenë prezente sepse është një dukuri që nuk shuhet kollaj. E ka treguar historiku i këtyre goditjeve, është karakteristikë e kësaj zone dhe ndoshta mund të kemi dhe tërmete të tjera, por nuk ka arsye për panik”.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.